“Ishte e pamundur të paramendoja një debutim të tillë të ëndrrave. Unë e kam filluar përvojën time te Interi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe fakti që kemi shënuar fitore e bën gjithë këtë shumë më mirë. Më duhet t’i falënderoj bashkëlojtarët që më vënë në pozitë për ta bërë punën time”.
“Ka shumë njerëz të cilët dua t’i përshëndes dhe të ndaj këtë moment të veçantë, sidomos me të dashurën time dhe familjen time, të cilët gjithmonë kanë besuar në mua”, u shpreh Pazzini.





