Mourinho në këtë ndeshje hyri me formacion standard, pa inkuadruar Emmanuel Adebayorin, gjë që u reflektua me mos konkretizim të rasteve.
Dhe atëherë kur nuk shënon, e pëson. Një passim milimetrik në vijë të ofsajdit të Carlos Arandas e pranoi për mrekulli Javier Camunas (62’) që në mënyrë perfide realizoi për 1-0 dhe eksplodimin e stadiumit Reyno de Navarra.
Mourinho reagoi dhe solli në lojë Kakan dhe Adebayor, të cilët tentuan në mënyra të ndryshme, por autobusi i parkuar para portës ua mohoi madrilenëve golin e barazimit.
Me këtë disfatë Real Madridit i zvogëlohen edhe më shumë shpresat për titull të La Ligas, pasi tani Barcelona është shtatë pikë larg dhe siç po vazhdon, Barcelona vështirë se do të lëshojë më pikë.





