Nga Michele Penner Angrist (Foreign Affairs) Protestat masive të javës së kaluar në Tunizi ishin më pak se një simptomë e gjendjes së keqe ekonomike të një shoqërie të ngopur me diktaturën e thyer. A duhet të frikësohen regjimet autokratike në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut? Të premten e kaluar, Zine el-Abidine Ben Ali u arratis nga Tunizia, pas 23 vjetësh në postin e presidentit. U arratis nga vendi nga presionit që u shtua prej një varg protestash në vend. Shumë nga ata që morën pjesë në demonstrata kishin vënë theksin në ankesat për ekonominë në vend: papunësia, inflacioni dhe kostoja e lartë e jetesës.
Por, vështirësitë materiale nuk ishin e vetmja arsye që e ndëshkuan Benin. Mbi të gjitha, rebelimi i motivuar prej ekonomisë në Tunizi ka shpërthyer nga vitet 1980, por nuk e rrëzoi qeverinë e presidentit të atëhershëm Habib Bourguiba. Premtimet e Ben Aliut për punësimin dhe uljen e çmimeve të ushqimeve bazë, nuk i ndaluan protestat e vrullshme.
Në një nivel më të spikatur, tunizianët po protestojnë për diktaturën. Ata kanë pasur vetëm 2 presidentë që nga shpallja e pavarësisë prej Francës, më 1956.
I pari ishte Bourguiba, që drejtoi çështjen e pavarësisë kundër Francës dhe më pas u ngrit një regjim autoritar, vetëm me një parti. i dyti ishte Ben Ali, i cili projektoi largimin e Bourguibas më 1987, kur u duk se ky i fundit ishte plakur shumë për të qeverisur me efektivitet.
Pavarësisht retorikës së tij të hershme që vinte theksin te pluralizmi politik, Ben Ali ishte kundër fjalës së lirë.
Ai përmendte shpesh rrezikun që vinte nga islamikët në vend, të cilët, nëse vinin në pushtet, do të respektonin demokracinë dhe gratë do të kishin të drejta të barabarta që pas pavarësisë.
Gatë viteve ’90, ai eliminoi lëvizjen islamike dhe konsolidoi një diktaturë më të errët dhe me shtypëse sesa ajo e Bourguibas. Ben Ali ruajti partinë qeverisësë të Bourguibas, duke ia ndryshuar emrin.
Emri që zgjodhi ishte pak cinike nga ana e tij, duke qenë se Tunizia e Ben Aliut nuk kishte liri shtypi, kishte mundësi të censuruara e të kufizuara në internet, telefona të monitoruara dhe një opozitë ‘pa dhëmbë’ në parlament.
Por këto nuk ishin të nevojshme tiparet e regjimit, kundër të cilit u ngritën mijëra vetë nëpër protesta javës së kaluar. Diktatura e Ben Ali ishte shumë fyese. Mjetet e komunikimit ndihmuan për një krijuar një kult personaliteti për presidentin, portreti i të cilit varej kudo.
Media arriti deri aty sa të lëvdonte iniciativat e tij si të qarta dhe mjaft të avancuara në interes të gjithë tunizianëve.
Realiteti ishte shumë më tepër se i ashpër: disidentët po torturoheshin dhe çdo ditë tunizianët përpiqeshin për të siguruar jetesën, ndërkohë që familjet e presidentit dhe të tjerë të lidhur me të, pasuroheshin dhe kapardiseshin me pasurinë që vinin.
Regjimi i Ben Aliut ishte përbuzës për të gjithë qytetarët, duke i trajtuar ata si të pasofistikuar për t’i dhënë lirinë.
Kjo situatë vazhdoi prej më se dy dekadash. Të paktë ishin ata që parashikonin protestat e disa ditëve më parë. Në këtë këndvështrim, rënia e Ben Aliut kishte shumë të përbashkëta me protestat në rrugë që shpërthyen edhe në Europën Lindore nga fundi i viteve ’80.
Askush nuk parashikoi që këto qeveri do të rrëzoheshin, por bota ishte dëshmitare e asaj që pohoi Timur Kuran “O tani, o kurrë”. Më tej ai argumentoi se nën diktatura të tilla, qytetarëve i kërkohet të veprojnë në publik, gjoja janë të kënaqur me status quo-në. Nëse jo, zemërimi i organeve të sigurisë do të bjerë mbi ta.
Por populli pretendonte se status quo-ja ishte e pranueshme. Kur kostoja e pretendimeve u bë e patolerueshme për disa qytetarë, çuditërisht shpërthyen protestat.
Veprimet e tyre u përkrahën nga shumë njerëz të tjerë. Kur Muhamed Bouazizi u shqetësua pasi autoritetet e mbyllën aktivitetin e tij, ngaqë ishte pa licencë dhe arriti deri aty sa i vuri flakën vetes në qytetin e Sidi Bouzid më 17 dhjetor të 2010. Ky veprim ishte vërtet shumë dramatik, përtej parametrave normalë. Për disa tunizianë kostoja e vazhdimësisë për të vepruar siç ia kishte ënda Ben Aliut, u bë i padurueshëm.
Këta ishin protestuesit e parë, që nisën rebelimin në rrugët e Sidi Bouzid. Veprimet e tyre gjetën përkrahje edhe nga mijëra të tjerë, që u bashkuan me ta në protesta, që guxuan të përballeshin me regjimin.
Kur Ben Ali mërgoi në Arabinë Saudite, kryeministri Mohamed Ghannouchi pranoi drejtimin e përkohshëm të shtetit; me shpejtësi ai ia dorëzoi pushtetin Fouad Mebazza-së, kreut të parlamentit të Tunizisë.
Mebazaa kishte grumbulluar një koalicion të përkohshëm qeveritar dhe pretendonte që zgjedhjet e reja të mbaheshin në muajt në vijim.
Nuk është e qartë se si do të sistemohen trazirat politike. Zyrtarët në partinë sunduese, filiali ekzekutiv dhe shërbimet e sigurisë po ruajnë një status quo.
Duket se këta elementë ushtarakë e shtynë Ben Aliun të largohej nga vendi, mbase duke shpresuar se sakrifikimi i tij për zgjedhjet e reja, lirinë e shtypit, më shumë liri veprimi për opozitën, e kështu me radhë, do të mjaftonin të kthenin rregullin dhe për ta lënë të pacenuar status quo-në.
Më 1987 regjimi i Ben Aliut ishte i mirëpritur, sepse shumë tunizianë ishin të bindur se Bourguiba i plakur dhe i hallakatur ishte në konflikt të rrezikshëm me sfiduesit e tij islamikë.
Ben Ali, qejfprishur e ruajti mbështetjen gjatë viteve ’90, për shkak të luftës civile me gjak në Algjerinë fqinje midis regjimit shekullor të një partie dhe opozitës islamike.
Për shumë tunizianë, të toleroje Ben Aliun dukej si një çmim i vogël që duhej paguar për të shmangur një shans të tillë. Por lufta e Algjerisë vazhdoi gjatë; ajo nuk siguroi mbulim politik për pasardhësit e Ben Aliut dhe për ata të qarkut të brendshëm të tij që përpiqeshin të vinin në pushtet.
Edhe pse demonstruesit nuk i bënë të qarta kërkesat specifike përtej largimit të Ben Aliut, ndryshimet kozmetike në shtet, zor se janë të mjaftueshme për të kënaqur sot tunizianët.
Për një brez të tërë, Ben Ali i zuri frymën zonës politike deri në atë gradë, sa nuk kishte më forcë për ta qeverisur Tunizinë.
Disa parti legale të opozitës nuk janë lejuar të paraqesin zonën elektorale dhe strukturat mbarëkombëtare organizative.
Pjesëtarët e lëvizjes islamiste të Tunizisë, të cilët krijuan për mirë a keq një alternativë reale politike më 1980 dhe gjatë viteve ’90 nuk janë në pozicionin e duhur për të qeverisur.
Shumë prej këtyre islamikëve kanë përshtatur më shumë pikëpamje të moderuara që mund t’i shndërrojnë ata në një forcë tërheqëse, por këto ‘personazhe’ kanë qenë në mërgim prej vitesh.
Është e vështirë të imagjinosh një të ardhme afatshkurtër për Tunizinë.
Parimet e vendeve arabe sistemet politike të të cilave ngjajnë shumë me Tunizinë, padyshim që e kanë parë rënien e Ben Aliut me probleme për stomakët e tyre (bëhet fjalë këtu për republikat autoritare vetëm me një parti, si në Egjip dhe në Siri).
Përdoruesit e internetit në gjithë rajonin janë zbavitur me atë që kanë arritur protestuesit e Tunizisë. Monarkitë e Jordanisë, Marokut dhe shtetet e Gjirit kanë edhe këto arsye për ta vënë ujin në zjarr.
Por, dominotë nuk mund të bien kaq shpejt. Ushtria tuniziane është më e vogël, më profesionale dhe më pak e politizuar se ushtritë e Egjiptit dhe Sirisë.
Raportet sugjerojnë se ushtria e Tunizisë ka kundërshtuar t’i godasë protestuesit; ushtritë në Egjipt dhe Siri, sidoqoftë, janë më të afërta me regjimet sunduese dhe nuk hezitojnë shumë për të ndezur zjarr.
Nëse Tunizia katandiset deri në anarki, publiku i gjerë mund të tregohet ngurrues për të destabilizuar regjimin në fuqi.
Diktatorët arabë kanë treguar që janë elastikë përballë sfidave të ngjashme.
Më 1980 dhe 1990 kur demokratizimi u përhap në gjithë globin, sunduesit e Marokut, Tunizisë, Egjiptit dhe Sirisë e ruajtën pushtetin e tyre përmes kombinacioneve të liberalizimit modest, kooptimit dhe shtypjes.
Në të njëjtën kohë, shumë regjime në Arabi shijojnë përkrahjen e Perëndimit për shkak të pozicionit të moderuar kundrejt Izraelit, si dhe kundrejt rezervave të pasura me naftë, ndihma në luftën kundër terorit dhe fakti se u përballën me kundërshtarët islamikë të brendshëm, të cilët qeveritarët perëndimorë nuk duan t’i shohin larg pushtetit.
Në të vërtetë, mbështetësit perëndimorë të Ben Aliut nuk janë të disponueshëm tashmë në këtë kohë nevoje për të: Franca nuk ka për ta mbajtur Ben Aliun, po ashtu edhe presidenti Barack Obama ka duartrokitur pro dinjitetit dhe kurajës së protestuesve. Por, Tunizia është një interes periferik për Uashingtonin dhe aleatët e tij. Tunizia nuk ka shumë pasuri nafte. Ndërkohë që regjimet në Egjipt apo Jordani kanë më shumë mbështetje perëndimore sidomos në statu quo-në e tyre.
Për Uashingtonin, rënia e shpejtë e Ben Alisë është një njeri që të sjell ndërmend se stabiliteti mund të jetë mashtrues. Është e pamundur të parashikosh se deri kur këto regjime mund të shpleksen njëherë e mirë.
Kur të ndodhë, mungesa e institucioneve të forta politike që janë të afta të menaxhojnë ndryshimin mund të çojë te një paqëndrueshmëri e rrezikshme.
Grupet e atrofizuara dhe të çorientuara të opozitës mund të arrijnë deri te stabiliteti me më shumë vështirësi. Kësisoj, edhe pse është një detyrë delikate dhe e vështirë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të inkurajojnë për më shumë institucione politike autonome, si edhe për një pushtet të qendërzuar e të besueshëm alternativ brenda aleatëve të veta autoritare.
Home »
» Një mëngjes në Tunizi/Zhgënjimet që vijnë prej botës arabe





