Që nga fillimi tenisti serb tregoi formë të jashtëzakonshme, përderisa britaniku Andy Murray u shfaq tejet nën presion, kjo ndoshta për shkak të mediumeve dhe pritjeve të mëdha në vendlindje, pasi Britania nuk di për triumf në Australian Open që nga viti 1936.
Ky titull për Djokovic shënon një fillim të mbarë drejt turneve tjera dhe drejt okupimit të pozitës së parë në ranglistën ATP, ku pritet të ketë punë me Roger Federer, bartësin e dytë dhe Rafael Nadal, tenistin më të mirë në botë.





