Llorente është një cak i verës për presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, por kolegu i tij nga Bilbao nuk mendon se një transferim i tillë është i realizueshëm.
“Fernando Llorente nuk do të largohet nga Athletic gjatë kësaj vere. Për sa kohë sa unë jam president dhe anëtar i këtij bordi, Llorente nuk do të shitet. Gjithmonë do ta them këtë. Dëshirë e Fernando Llorente është të vazhdojë për shumë kohë me ekipin tonë”, ka thënë Macua.





