Klubi londinez të premtën sipas tabloidit britanik ka dërguar një ofertë tjetër në drejtim të klubit nga Anfield në vlerë prej 42.5 milionë funtesh, plus sulmuesin Daniel Sturridge.
“Liverpooli nuk dëshiron ta shesë Torresin, por gjithçka varet nga dëshira e lojtarit”, theksoi një burim për The Sun.
Pasi Liverpooli refuzoi edhe ofertën e dytë, pritet që Chelsea gjatë ditës të tentojë edhe me një ofertë tjetër prej 50 milionë funtesh, ndërsa tentativa e fundit pritet të jetë me një ofertë prej 60 milionë funtesh plus pagë 200 mijë funte në javë për spanjollin.
“Përkushtimi im dhe besnikëria ndaj klubit dhe tifozëve është e njëjtë sikurse në ditën kur nënshkrova. Unë mezi e pres sfidën që kam përpara”, kishte thënë Torres në gusht të vitit të kaluar, ndërsa në të njëjtën mënyrë iu përgjigj klubi atij në shkresën zyrtare për refuzimin e kërkesës për largim.
Situata aktuale favorizon Liverpoolin, pasi që kanë mbetur vetëm dhe tri ditë të afatit kalimtar dimëror, ndërsa se çfarë ndodh prapa kuintave pritet të mësohet vetëm të hënën, kur menaxheri Kenny Dalglish pritet të përballet me mediumet në konferencë për shtyp.





