Fituesi i Ligës së Kampionëve në vitin 2007 ka vështirësi të gjejë hapësirë për lojë këtë sezon dhe ka zgjedhur të qëndrojë vetëm për të ndihmuar ekipin të bëhet më i fuqishëm.
“Në vitin 2007 kam fituar gjithçka dhe ky do të jetë sezoni im i fundit këtu te Milani. Kam zgjedhur të rikthehem në shtëpi dhe të përfundoj karrierën në shtëpi. Po ashtu do të doja të fitoj edhe një trofe të cilin ende nuk e kam fituar”, ka thënë mbrojtësi 33-vjeçar.





