Barcelona ishte në avantazh 4-0 që në pjesën e parë të takimit të mbrëmshëm dhe e përfundoi ndeshjen me rezultat 5-0, që është një avantazh ndoshta i paarritshëm për një ekip si Almeria. Por Guardiola thotë se përvoja nga ndeshja ndaj Betisit është ende e freskët.
“Është një rezultat i shkëlqyeshëm, por përvoja ndaj Betis është ende e freskët. Ne nuk jemi ende në finale, pasi duhet të shkojmë te Almeria. Ishte e shkëlqyeshme, shumë e mirë, por duhet ta respektojmë kundërshtarin”, ka thënë Pep Guardiola.





