Viti i ri për Wayne Rooneyn nisi për mrekulli, pasi sulmesi anglez shënoi golin e parë nga loja e hapur pas një harkimi fenomenal nga Patrice Evra (3’).
Vendasit dominuan edhe në vazhdim të takimit, por ishin mysafirët nga Old Trafford ata që i dhanë fund ndeshjes me anë të Javier Hernandez, i cili u ndihmua nga Wayne Rooney (75’).
Me këtë fitore Manchester United mban kreun me 41 pikë dhe ka një ndeshje më pak se Manchester City në pozitën e dytë, që ka 38 pikë.