Më kujtohen ato çaste,
Kur u pamë për t’parën herë,
U pamë thellë, shumë thellë në sy,
Dhe s’jemi ndarë ne asnjëherë.
Ishim fëmijë, të paditur,
S’dinim asgjë nga dashuria,
U rritëm bashkë ne pranë e pranë,
Kështu kaloi fëmijëria.
Asnjëherë nuk kishim folur,
As ti mua, as unë ty,
Komunikonim ne me ndjenja,
Vetëm në sy, vetëm me sy.
Ecte koha ne u rritëm,
Unë u bëra shtatëmbëdhjetë,
Ishte koha për të folur,
Për të të thënë një të vërtetë.
E mbaj mend unë si tani,
Kur u ngrita që pa gdhirë,
Rrija i heshtur, të prisja ty,
Me një zjarr, me një dëshirë.
Rrija, rrija dhe mendoja,
Ato fjalë që kisha mësuar,
Ashtu siç ishte në atë kohë,
Vajza duhej “propozuar”.
Duke shprehur ato fraza
Gjithmonë brenda vetes sime,
Oh, më dole ti përpara,
ishe ti, o zemra ime!
Një nxehtësi e jashtëzakonshme,
E pushtoi gjithë trupin tim,
M’u drodh zëri, duart, këmbët,
Dridheshin, dridheshin, pa pushim.
Mes kësaj gjendje emocionale,
Gjeta forcë e të ndalova,
Lehtë prej krahu të preka,
Ndalu pak, unë të kërkova…
Të pashë në sy
U befasova...
U shtanga, u mahnita…
Të gjitha i harrova...
Kot kisha mësuar gjithë ato fjalë
Se asgjë nuk m’u kujtua,
Vetëm fundin mbaja mend,
Që thosh’ “të dua shumë, të dua”...
Të dua shumë, shpirt, të thashë,
Oh, ç’kënaqësi të fortë që ndjeja,
Atë që doja për shumë kohë,
Erdhi dita të ta shprehja.
Edhe unë, - më the dhe kaq...
Por mua më mjaftuan,
Si rreze dielli shumë të forta
Në zemër më depërtuan.
Dhe e mbajnë ngrohtë zemrën time
Edhe sot që po këndoj,
Megjithëse vite kanë kaluar,
Unë prapë shumë të dashuroj...
poezi nga Bledi Ylli
poezi nga Bledi Ylli