‘Pasanikët’ erdhën deri te goli i avantazhit pas një goditje nga këndi, me ç’rast më mirë u gjet Adam Johnson për të realizuar golin e epërsisë (34’).
Tre minuta më vonë, Carlos Tevez dështoi nga pika e bardhë, ashtu që vendasit fituan me epërsi minimale.
Fitore me rezultat identik ka shënuar edhe Tottenhami kundër Fulhamit, ndërsa realizues ishte Gareth Bale.
Pas kësaj fitoreje, Spursat ngriten në vendin e katërt me dy pikë më shumë se Chelsea, që të dielën zhvillon ndeshjen e javës së 21-të kundër Aston Villas.