“Ne do të kontaktojmë La Galaxy të shohim nëse ata do të lejojnë që Becks të vijë si huazim për tri muaj, pasi që ne definitivisht do të ishim të interesuar. Unë jam i sigurtë se ai mund të luajë mirë në nivelin më të lartë, përndryshe nuk do isha i interesuar”.
“Ai do të ishte lojtar fantastik për ne këtu dhe ai nuk do të vinte këtu sa për të shitur fanella”, u shpreh Redknapp për The Sun.
Ky interesim publik i Redknapp për Beckham vjen vetëm një ditë pasi vet superylli anglez shprehu dëshirën për t’u kthyer në ishull.





