Alves: Fitore e vështirë

Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, ka thënë se fitorja ndaj Herculesit në Alicante ishte e vështirë, por në fund rezultati ishte pikërisht ai që Blaugranët e kërkonin.
“Ne e kemi ditur se do të jetë start i vështirë, por ne kemi fituar, që është ajo që kemi kërkuar”.
“Unë tani jam kthyer nga lëndimi dhe është me rëndësi që të kthehem në formën sikurse para lëndimit”, potencoi braziliani.