Sulmuesi i Atletico Madrid ka thënë se ai nuk po mbahet në klub përkundër dëshirës së tij dhe kur të arrijë dita që ai të dëshirojë të largohet, ai do t’i bëjë të ditur ndjenjat e tij.
“Ky klub gjithmonë më ka trajtuar mirë. Jam shumë i lumtur, andaj doja të rinovoj kontratën. Jam i përkushtuar për ta çuar këtë klub përpara. Jam krenar dhe jam i lumtur të qëndroj këtu dhe shpresoj të vazhdoj për shumë vite”, ka thënë Aguero.





