A ndodhet Izraeli në prag revolucioni?

Haaretz


Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu e vlerësoi revolucionin

mbarëpopullor në Tunizi si shëmbëlltyrë të “destabilitetit në rajon”.

Ndërkohë që udhëheqësit e vendeve perëndimore( ashtu si

edhe ata të vendeve arabe) e vlerësuan si një arritje të çmuar të

betejës për liri dhe të përmbysjes së një despoti mizor, Beniamin

Netanjahu nuk e shquan “si arritje” revoltën masive tuniziane. Ai

dëshiron vetëm “të rikthehet stabilitetit”, bashkë me apo pa lirinë,

kjo nuk ka fort rëndësi.

Ndoshta ai e kupton mirë thelbin e dukurisë, prandaj edhe nuk

thotë asgjë më shumë. Dr.Daniel Zisenëine, është një studiues e

kërkues shkencor në Qendrën Studimore “Moshe Dayan “ për Lindjen

e Mesme dhe Afrikën. Në një intervistë të tijën ai shpjegon se

nuk ishte opozita tuniziane ajo që rrëzoi nga pushteti presidentin e

vendit Zine al-Abidine Ben Ali: “Janë vetëm disa fraksione partiake

dhe në pozita jo të shëndosha politike.. ku qëllimi kryesor mbetet

kërleshja e grupimeve me njëra-tjetrën”. A tingëllon kjo si diçka e

njohur për ne? Faktorët më të fuqishëm në Tunizi janë, sipas Daniel

Zisenëine, Sindikatat dhe OJQ-të, të cilat “papritur u zgjuan dhe

mund të zgjojnë edhe jetën politike në vend. Ndoshta kjo është

arsyeja që kryeministri izraelit Netanjahu mbështet qëndrimet dhe

vërejtjet e ministrit të jashtëm Liberman në lidhje me organizatat e

të drejtave të njeriut. Ai ndjehet i “frikësuuuar”(afraiiid), shprehja

e famshme e Netanjahut në lidhje me të majtën izraelite.

Organizatat izraelite të shoqërisë civile kanë grumbulluar në vetvete

shumë pushtet gjatë këtyre viteve të fundit; jo vetëm të ashtuquajturat

organizata majtiste, por kryesisht ato që kanë në qendër të vëmendjes

çështje si varfëria, të drejtat e punëtorëve dhe denoncimit të

dhunës së ushtruar ndaj grave e të miturve. Të gjitha këto organizma

janë krijuar me qëllim që të mbushin boshllëkun e krijuar nga politikat

e mangëta qeveritare, që nga ana e saj fërkonte duart prej kënaqësisë

kur dikush tjetër ia hiqte nga shpina këtë barrë të rëndë. Shkujdesja

ishte e përmasave të atilla sa “sektori i tretë”- OJQ, organizatat

humanitare dhe ato vullnetare – janë sot nga më të fuqishmet

në botë. Prandaj ky sektor gëzon pushtet e fuqi të tillë.

Ndërsa tani ndodhi përplasja. Parlamenti dhe kabineti qeveritar

papritur zbuluan fuqinë e përfituar nga këto organizma, prandaj

duan që ky pushtet t’u rikthehet. Tani për tani, lufta zhvillohet

mes grupimeve “politike”, por mund të parashihet se do të kryhen

përpjekje të pareshtura që këto organizata humanitare të vihen nën

kontroll, pasi edhe ato nga ana e tyre janë organizma politike. Ato

janë përfshira edhe në të drejtat e njeriut, qoftë për gratë, qoftë për

të miturit, apo etiopianët dhe të vobektët.

Por, në këtë luftë-betejë kabineti qeveritar dhe parlamenti kanë

zgjedhur rrugën e injorimit të arsyeve të fuqizimit të këtyre organizmave.

Ato mund të lëshojnë edhe deklarata të rrejshme se janë pikërisht

fondet financiare jashtë vendit shkaktaret kryesore, por ky nuk

është ky thelbi i pushtetit dhe fuqisë që tashmë gëzojnë këto organizma.

Burimi i fuqizimit të tyre është boshllëku i krijuar nga mosqeverisja

dhe politikat kriminale të ndjekura nga qeveritë izraelite gjatë gjithë

këtyre 40 viteve të fundit. Burimi i pushtetit të organizatave humanitare

dhe jo-qeveritare është shmangia nga përgjegjësia dhe detyrimet

që një qeveri mbart e duhet të përkujdeset për qytetarët e saj, dhe

ç’është më kryesorja, t’i japë fund këtij uzurpimi, si edhe një parlament

që mbështet thjesht e vetëm kabinetin qeveritar në vend që të

ushtrojë funksionin e tij. Puna e këtyre organizmave merr shtysë nga

shkalla e angazhimit, prekja me dorë e problemit, si dhe përmbushja e

nevojave të subjekteve që ato trajtojnë. Dhe çka është më kryesorja,

për shkak se vetë qeveria izraelite ndjehet gjithnjë e më e papranishme,

duke braktisur përditë e më shumë qytetarët e saj. Prandaj

edhe këto organizata kanë dalë e po dalin gjithnjë e më në pah.

Fatkeqësisht, këto organizata shërbejnë edhe si valvola shkarkuese.

Siç është shprehur edhe As.Prof.Yagil Levy në faqet e

kësaj gazete (“Ta bësh pushtimin edhe më të volitshëm”, “Haaretz”,

11 Janar 2011), nënproduktet e veprimtarive të “grupimeve majtiste”

shërbejnë si ‘prezervativ’ i pushtimit. Në të njëjtën mënyrë,

organizata të tilla si “Latet”, “Elem & Bizchut” i lejojnë apo mundësojnë

pushtetit t’u shmanget përgjegjësive që kanë ndaj qytetarëve.

Sipas Dr.Zisenëine, pas revolucionit të Tunizisë qëndrojnë “një popullatë

e arsimuar dhe pro-perëndimore, gërshetuar me ngërçin

ekonomik në vend, shkallën e lartë të korrupsionit, si dhe arsyeja

që tashmë dihet nga të gjithë, sundimi me dorë të hekurt i ishpresidentit,

etj. Nëse Ben Ali do të kishte kërkuar të më ndonjë

këshillë para se të ndodhte revolucioni, do ta kisha këshilluar të

lehtësonte paksa trysninë pushtetare, të jepte pak më shumë liri

ndaj medias dhe përdorimit të Internetit”, thotë Zisenëine.

Kështu, duke u kthyer në vend, vetëm qëllimet e mbrapshta të

kryeministrit B.Netanjahu dhe ministrit të jashtëm A.Liberman për të

ngushtuar hapësirat e lirisë së individit dhe cenimi i të drejtave

themelore të njeriut, do të kishin sjellë rezultat të kundërt. Ndoshta,

nëse ata nuk heqin dorë nga shtypja e trysnia që ushtrojnë, revolucioni

aq i nevojshëm, më në fund, do të marrë udhë edhe këtu, në Izrael.

Posted via email from Shkupi Press extra