Nga David Rothkopf
Sipas një sondazhi të vitit 2007, SHBA-ja zë vendin e parë në botë për pronësi armësh zjarri: 90 në 100 banorë zotërojnë një armë zjarri Ne amerikanët përbëjmë 5 për qind të popullsisë së botës dhe jemi 30-35 për qind të zotëruesve të armëve në rrafsh botëror. Çka do të thotë se zotërojmë afro 270 milionë armë zjarri. Studime të kryera në kohë të ndryshme kanë treguar se SHBA-ja është larg të qenit vend udhëheqës mes vendeve të zhvilluara, për dhunën e ushtruar me armë zjarri dhe numrin e vdekjeve të shkaktuara prej tyre. Asnjë vend tjetër i zhvilluar në botë nuk krahasohet në këtë pikë me SHBA-në. Mbi 30.000 amerikanë vdesin çdo vit nga armët e zjarrit. Pjesa kryesore e kësaj shifre i takon vetë-vrasjeve, por më shumë se 12.000 të tilla i përkasin vrasjeve. Ndërkohë, të dhënat tregojnë se përdorimi i armëve të zjarrit gjatë një viti shkakton 200.000 të plagosur. Në vitin 2009, kolumnisti i “Neë York Timesit”, Bob Herbert ishte fort bindës në vërejtjen e tij se qysh prej 11 shtatorit më shumë se 120.000 njerëz kishin ndërruar jetë nga armët e zjarrit. Qysh nga ajo kohë e deri më tani, shifrat kanë ardhur në rritje duke mbërritur deri në 140.000 të tillë. Për të gjithë ata që mbeten pa frymë nga këto të dhëna, mjafton shpjegimi ligjor i të drejtës së mbajtjes së armëve nga qytetarët amerikanë, e drejtë e cila mbrohet nga Kushtetuta e SHBA-së. Amendamenti i Dytë i Kushtetutës së SHBA-së thotë: “Forcat rezerviste të mirë-organizuara janë të nevojshme për sigurinë e një shteti të lirë, e drejta e njerëzve për të mbajtur armë dhe për të qenë nën armë është e pacenueshme”. Ky pohim ka marrë rëndësi thuajse teologjike për shumë amerikanë, ndonëse është keqinterpretuar prej atyre që besojnë se i pajis etvetiu me të drejtën që gjithkush mund të zotërojë armë të tilla - përfshirë këtu edhe ato më të përparuarat: armë automatike me aftësi të lartë goditëse. Keqkuptimi zë û ll me zhvlerësimin e qëllimshëm të kuptimit të pjesës së parë të fjalisë, ku “e drejta” merr atributin e “nevojës te forcat e mirë-organizuara rezerviste”. Kjo pjesë e fjalisë lidhet organikisht me të ashtuquajturën të drejtën “nën armë”, edhe pse nuk i jepet aq rëndësi, saqë dikush mund të dalë në përfundimin se nuk do të ishte e nevojshme të përfshihej në këtë dokument kaq të njohur e të rëndësishëm. Nëse nuk ekzistojnë “trupat rezerviste”, atëherë mund të dilet në përfundimin se kjo “e drejtë” duhet rishikuar për të mos thënë zhvlerësuar.Më tej, sigurisht që ka shumë elemente të Kushtetutës që nevojitet të përmirësohen për shkak të evoluimit të pikëpamjeve, rrethanave dhe vlerave të kombit amerikan, qysh prej zanaû llës së tij. Për çudi, shumë prej atyre që e vlerësojnë si të shenjtë Amendamentin e Dytë të Kushtetutës amerikane mbështesin fuqimisht edhe përmirësimet në riformulimin e dokumentit themelor. Kongresistja Giffords, shënjestra e sulmit me armë, ishte një mbështetëse e “të drejtave të Amendamentit të Dytë”. Një ironi vërtet tragjike, por kjo nuk do të thotë se ky rast nuk do të rihapë debate në lidhje me këtë çështje të rëndësishme. Vëreni me kujdes rastin e shkrehësit të armës, një përdorues droge, një i shkarë nga trutë që nuk i përgjigjet kërkesës së “KolegjitProfesional”- për të kryer një kontroll të gjendjes mendore për shkak të turbullimeve të shfaqura në mënyrën e tij të sjelljes. Sulmi i kryer ndaj kongresistes amerikane ngre një sërë pyetjesh në lidhje me tonet e debateve politike në SHBA. Kjo mësymje nuk u krye nga një gjuhënepërkë, nga ndonjë ekstremist i papërgjegjshëm politik apo nga nxitësit e ushqyesit e shprehjes së mlleû t, të cilët janë bërë kaq të zakonshëm ditëve të sotme. Megjithatë, veprimi i tij vjen si pasojë e kulturës së përçmimit dhe dhunës që ata kanë mbrujtur. Me pak fat, ky sulm mund t’i bëjë partitë politike më të matura për të përqafuar normat e njerëzisë. Në një rrafsh më të gjerë, neve na duhet të shtrojmë pyetjen me aq gjakftohtësi sa mundemi: Çfarë kuptimi ka kjo ngjarje për kulturën amerikane, çfarë pasoja ka në aftësinë për udhëheqësi të Amerikës? Shumë prej nesh mund të përgjigjen se edhe shoqëri të tjera në botë shfaqin mangësi të tilla. Pa pikë mëdyshje, kjo është e vërtetë. Por, asnjë shoqëri që e mban veten si shembull të gjithë botës, si në rastin e SHBA-së, nuk rreh paturpësisht shpatullat dhe nuk i fsheh këto të meta të karakterit kombëtar, kur û itet për zellin ndaj armëve dhe kremtimin e politikave të urrejtjes. Tragjedi të tilla si ajo që përfshiu pak kohë më parë Arizonën nuk kanë shkaktuar plagë vetëm te viktimat, por kanë hapur plagë edhe në aftësinë e Amerikës për të udhëhequr e hedhur hapa në dobi të vendit dhe vlerave në mbarë botën. Le ta vrasim mendjen për një çast duke marrë thjesht një shembull, se në ç’masë lënë gjurmë këto lloj ngjarjesh në modelin amerikan dhe ndikimin që shkaktohet në aftësinë e Amerikës për të hedhur hapa përpara në përmirësimin e gjendjes së të drejtave të njeriut në plan ndërkombëtar - përpjekje që padyshim nuk mund të anashkalohen edhe gjatë vizitës së presidentit kinez. Sidoqoftë, problemi qëndron te fakti se ne nuk po shqyrtojmë vetëm një sjellje anormale të një të armatosuri të vetmuar. Përkundrazi, duhet kuptuar se shqetësimi qëndron te tiparet e padenja të karakterit shoqërisë tonë, që ne vetë duhet t’i përmirësojmë jo për faktin se biem nën nivelin e normave ndërkombëtare, por ngaqë po zhbëjmë normat e të drejtës, moralit, apo arsyes.
Home »
» A mundet SHBA të udhëheqë botën?