Nga Fareed Zakaria* Këtë javë, Joe Biden do të bëjë udhëtimin e tij më të më të rëndësishëm jashtë vendit,
qëkur ai u bë zëvendës president. Ai do të vizitojë Pakistanin, një vend që është në krizë në çdo nivel ushtarak, politik, ekonomik dhe shoqëror.
Pakistani ka kohë që është i trazuar, por javën e kaluar me vrasjen e Salman Taseer,
politikanit më kurajoz dhe liberal të vendit, ka shndritur një dritë e re dhe e ashpër mbi këto trazime. Unë kisha besuar gjithmonë se ishte në krye elita e qeveritarëve të Pakistanit, ushtria e saj nuk do ta lërë vendin të shkërmoqet dhe arsenali i saj bërthamor ishte i sigurt. Pas javës së fundit unë nuk jam më aq i sigurt.
Aspekti më i frikshëm i vrasjes së Taseer ishte se kjo u krye nga një truprojë e tij, që i përkiste një njësie elitë të Punjab, policisë të trajnuar në mënyrë specifike për të luftuar terroristët. Mumtaz Qadri i tha kolegëve të tij që ai po shkonte të rrëzonte me armë udhëheqësin. Asnjëri prej tyre nuk e ndali atë ose të informohej dikush. Rojet e tjera panë sesi Qadri pushkatonte me 20 plumba trupin e Tasser dhe pastaj me qetësi uli armën. Raportet kanë paralajmëruar për pikëpamjet ekstremiste të Qadrit dhe janë njohur nga eprorët duke raportuar tek autoritetet më të larta, por ai qëndroi në punën e tij.
Ky nuk ishte sulmi i parë për të mbështetur konkluzionin se xhihadistët janë infiltruar në ushtrinë Pakistane, të cilët në mbështetje të militantizmit islam kanë krijuar një Frankeshtain-përbindësh. Kur Pervez Musharraf ishte president, ai i shpëtoi dy përpjekjeve për vrasje nga ushtria dhe oficerët e forcave ajrore.
Njëri prej tyre, Ilyas Kashmiri, një ish ushtar komando, i cili u bë një zbatues i Al-Kaedës, është përcaktuar nga zbulimi amerikan si një terrorist vdekjeprurës si Osama bin Laden. Në 2007, një oficer i ushtrisë Pakistaneze kreu një shpërthim vetëvrasës kundër elitës së ushtrisë pakistaneze Special Services Group.
Shqetësuese është se në vijueshmëri të vrasjeve, liberalët dhe moderatorët Pakistan kanë qenë të heshtur dhe të frikësuar. Taseer ishte vetëm aleat në parlament, Sherry Rehman ka kaluar në ilegalitet. Ndërsa mullahët, politikanët dhe madje disa nga gazetarët, haptazi kanë deklaruar se vrasja e Tasser justifikohet për shkak të pikëpamjeve të tij liberale,disa flasin për mbështetje të tij. Kjo është dilema e shoqërisë Pakistaneze: Partitë ekstremiste islame kurrë nuk kanë marrë më shumë se disa për qind të votave të publikut, ende elitat e fanatikëve. Taseer ishte një politikan karizmatik dhe popullor, armiqtë e tij ishin përzgjedhur si banditë. Ai kishte votat, por ata kishin armë. Që nga viti 1970, kur diktatori Muhammad Zia ul-Haq vendosi që ushtria të fitojë besueshmërinë nga aleanca me radikalët islamikë, institucionet politike të vendit kanë qenë thellësisht të rrezikuar nga ekstremizmi.
Dhe ja kjo është sfida për Biden .Ai duhet tu tregojë krerëve të Pakistanit se ky është momenti i tyre i së vërtetës. Ata kanë për të dalë në mbrojtje për të shpëtuar vendin nga fanatizmi fetar. Biden duhet të bëjë të qartë se Shtetet e Bashkuara mbështesin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, ata që kërkojnë moderim të paqes dhe ata që janë të gatshëm për të luftuar terrorizmin. Ndikimi amerikan në Islamabad është i konsiderueshëm dhe ka siguruar një përkrahje për qeverinë civile javën e kaluar.
Gjeneralët e Pakistanit deklarojnë se ata po luftojnë terroristët dhe se prova më e mirë është se ata janë duke shkaktuar viktima. E vërtetë. Në nivelet më të larta, ushtria e kupton se ajo ka për të luftuar militantët islamikë . Por ajo vazhdon të përpiqet të bëjë dallime mes terroristëve, lëkundet në përcaktimin e saj dhe mbetet e fiksuar në fitimin me thellësi strategjike jashtë vendit
- Ndërsa vendi i saj është duke shkuar deri në flakë. Duke konsideruar Talibanët në Afganistan, ku udhëheqja është krejtësisht në veri, rajoni Uazaristan kufizon Afganistanin. Ushtria pakistaneze ka refuzuar të sulmojë ndonjë grup të lidhur me të, duke pretenduar se është ngushtësisht tendosur. Në fakt, gjeneralët Pakistanezë ende besojnë se mënyra e vetme për të ndikuar në Afganistan është me anë të Talibanëve, me të cilën ata kanë
një partneritet 20-vjecar.
Nëse Pakistani nuk mund të përmbysë spiralen rënëse, përpjekjet e SHBA në Afganistan janë të dështuara. Për sa kohë që talebanët dhe Al-Kaida mbesin të sigurt dhe të mbështetur në xhaminë e tyre në Pakistan, përparimi në Afganistan do të jetë gjithmonë i përkohshëm. Talibanët mund të tërhiqen lehtë në bazat e tyre në Pakistan, të lejojnë trupat amerikane për të zbritur më vonë këtë vit dhe pastaj të kthehen, të qetësuar dhe të riarmatosur, për të ripërtërirë betejën kundër qeverisë së Kabulit. Në këtë pikë, Shtetet e Bashkuara do të përballen me zgjedhjen për të qenë të detyruar në një tjetër "Rritje", ose të vazhdojnë tërheqjen në fytyrën e talebanëve në rritje.
*Marrë nga gazeta amerikane Uashington Post
Home »
» A mund të shpëtojë Pakistani nga fanatizmi fetar?





