“FC. Internazionale dhe Rafael Benitez njoftojnë se, me pajtimin reciprok është arritur marrëveshja për shkëputjen e marrëdhënieve kontraktuale”.
“FC. Internazionale falënderon Rafael Benitezin për punën e tij në krye të ekipit, e cila u kurorëzua me sukseset në Superkupën e Italisë dhe Kupën e Botës për Klube”.
“Rafael Benitez falënderon FC. Internazionalen për përvojën e rëndësishme dhe profesionale, ashtu si për fitoret e arritura së bashku”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga Interi në faqen zyrtare.
Interi nuk e ka konfirmuar ende trajnerin e ri, por thuhet se Benitez do të përfitojë 3 milionë euro nga shkëputja e kontratës. Sipas spekulimeve, trajner i ri i Interit pritet të jetë Leonardo.