Sallahi, me nënshtetësi kosovare, është mesfushor ofensiv, kualitetet e të cilit ishin vërejtur nga një sërë klubesh evropiane.
Ai doli tejet i suksesshëm në provat te Bayerni, prandaj iu shpagua me transfer të menjëhershëm.
Që nga mosha katërvjeçare, Sallahi ishte pjesë e akademisë së SV Kapfenberg, ku edhe u dallua si lojtar potencial për U19.





