The People njofton se anësori i Manchester Cityt, Shaun Wright-Phillips, është njëri ndër lojtarët e preferuar që mund të transferohet gjatë afatit kalimtar të janarit në formë huazimi.
Gjatë këtij sezoni, Wright-Phillips ka startuar në vetëm dy ndeshje të Ligës Premier, ndërsa tashmë i është thënë se mund të largohet nga City në janar.
Përveç Newcastle, për shërbimet e anësorit anglez është i interesuar edhe Evertoni.





