Mesfushori holandez, i cili erdhi në klubin londinez vetëm gjatë verës nga Real Madridi, beson se gjithçka është e mundshme.
"Sigurisht ne mund ta fitojmë ligën. Ne kemi një ekip të mrekullueshëm, që do të thotë se secili duhet të luftojë për pozitën e tij, dhe kjo ndihmon. Andaj mendoj se do të jetë shumë bukur këtë sezon. Ne përfundimisht duam të mbetemi në top katërsh dhe të luajmë në Ligën e Kampionëve çdo vit".
"OK, ka ende shumë deri në fund. Por megjithatë është mrekulli të jesh këtu dhe të luash në këtë ekip. Çdokush e pëlqen mënyrën se si ne luajmë. Është disi në stilin holandez dhe kjo më pëlqen. Në Holandë e di se gjithkush pëlqen ta shohë Tottenhamin", ka thënë Van der Vaart.