Spursat krijuan tri herë avantazh kundrejt nikoqirëve holandezë, mirëpo vendasit në të tria rastet e barazuan rezultatin.
Mysafirët realizuan përmes Peter Wisgerhof që shënoi autogol (12’) dhe dy golave të Jermain Defoe (46’ dhe 59’), ndërsa vendasit barazuan me anë të Denny Landzaat (22’) Roberto Rosales (55’) dhe Nacer Chadli (63’).
Ndërkaq, me golat e Sebastian Prodl (39’), Marko Arnautovic (49’) dhe Claudio Pizarro (88’), Werderi ka shënuar fitore bindëse kundrejt kampionit në fuqi Inter, megjithatë gjermanët përfunduan fazën grupore në vend të fundit në grup.
Pas xhiros së fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, Tottenhami i prin Grupit A me 11 pikë, ndërsa Interi mban vendin e dytë me 10 pikë. Twente me gjashtë pikë do të luajë në Europa League.