Kampioni i Anglisë në fuqi e ka mposhtur dy herë Arsenalin në Emirates në dy sezonet e kaluara, ndërsa mbrojtësi anglez pohon se Blutë do ta bëjnë të njëjtën gjë edhe këtë sezon.
“Mendojmë se mund të shkojmë atje dhe të bëjmë atë që bëmë sezonin e kaluar. Nëse nuk mendojmë diçka të tillë, atëherë nuk do të duhej të luanim”, ka thënë Terry për faqen zyrtare të Chelseat.