M. Fethullah Gulen
Islami gjithmonë ka respektuar idetë e ndryshme dhe kjo duhet
kuptuar për të pasur një vlerësim të saktë. Me keqardhje konstatojmë
që në vendet ku jetojnë myslimanët, disa udhëheqës fetarë dhe
myslimanë të papjekur nuk kanë armë tjetër në duar veç interpretimit
fundamentalist të tyre për Islamin. Ata e shfrytëzojnë këtë për
të hedhur njerëzit në luftëra, që u shërbejnë interesave të tyre.
Sot, më e pakta që mund të themi
është se Islami nuk njihet nga të
gjithë. Myslimanët duhet të deklarojnë:
“Në Islam nuk ka terrorizëm!”
Në Islam, vrasja e një njeriu
është një akt i barabartë për nga
rëndësia me mosbesimin. Asnjë
person nuk mund të vrasë një krijesë
njerëzore. Asnjë person nuk
mund ta ngacmojë një person tjetër
të pafajshëm, edhe në kohë lufte.
Asnjë person nuk mund të japë
një fetva për këtë çështje. Asnjë person
nuk mund të jetë një kamikaz.
Asnjë person nuk mund të vrapojë
mes turmave me njerëz, me bomba
lidhur në trupin e tij. Pakujdesia
e treguar ndaj fesë së njerëzve
në këto turma nuk është nga ana
fetare e lejueshme. Edhe në kohë
lufte - gjatë së cilës është e vështirë
të mbash balancat - kjo nuk është
e lejuar në Islam. Islami deklaron:
“Mos prekni fëmijët ose njerëzit që
luten në kisha!” Kjo nuk është thënë
vetëm një herë, por është përsëritur
vazhdimisht gjatë gjithë historisë.
Ç’thoshte mësuesi ynë, profeti
Muhamed, ç’thoshte Ebu Bekri
dhe ç’thoshte Omeri, është e njëjtë
me çfarë kanë thënë gjithashtu në
kohët e mëvonshme Salahudin Ejubi,
Allparslani dhe Fatihu.
Por sot, Islami, si në çdo pikë
tjetër, nuk është kuptuar saktë. Islami
gjithmonë ka respektuar idetë e
ndryshme dhe kjo duhet kuptuar
për të pasur një vlerësim të saktë.
Me keqardhje konstatojmë që në
vendet ku jetojnë myslimanët, disa
udhëheqës fetarë dhe myslimanë
të papjekur nuk kanë armë tjetër
në duar veç interpretimit fundamentalist
të tyre për Islamin. Ata
e shfrytëzojnë këtë për të hedhur
njerëzit në luftëra, që u shërbejnë
interesave të tyre.
Në fakt, Islami është një besim i
vërtetë dhe duhet jetuar besnikërisht.
Në rrugën për arritjen e besimit
nuk mund të përdoren kurrë metoda
të rreme. Në Islam, ashtu siç një
qëllim mund të jetë i ligjshëm, po
ashtu duhet të jenë të gjithë mjetet
që përdoren për ta arritur atë. Nga
kjo perspektivë askush nuk mund
ta fitojë parajsën duke vrarë një
person tjetër. Një mysliman nuk
mund të thotë: “Unë do të vras një
njeri dhe kështu do të shkoj në parajsë.”
Pëlqimi i Zotit nuk mund të
fi tohet duke vrarë njerëz.
Sot nuk ka një botë islame. Sot
Islami është individual. Myslimanët
janë në vende të ndryshme të botës.
Meqenëse nuk ka një botë islame,
gjithsecili vepron individualisht.
Madje mund të thuhet që disa
myslimanë kanë bindjet e tyre
personale. Nuk mund të deklarohet
që ka një konceptim islam, i cili
ka qenë sipas marrëveshjes i aprovuar
nga studiues të kualifikuar,
mbështetur me besimin në Kuran
dhe i testuar në mënyrë të përsëritur.
Më saktë, mund të thuhet që
është mbizotëruese një kulturë
myslimane sesa një kulturë islame.
Osama bin Laden është një prej
njerëzve që urrej më shumë në
botë, sepse ai ka nxirë pamjen e
ndritshme të Islamit. Ai ka krijuar
një imazh të njollosur. Edhe nëse ne
përpiqemi me më të mirën tonë për
të rregulluar dëmin e tmerrshëm që
ai ka sjellë, do të duhen shumë vite
për ta korrigjuar. Ne flasim rreth
kësaj mbrapshtie kudo, në shumë
tribuna të ndryshme, shkruajmë
libra për të, themi: “Ky nuk është
Islam”. Bin Laden zëvendëson
logjikën islame me ndjenjat dhe
dëshirat e tij. Ai është një mostër, siç
janë edhe njerëzit përreth tij. Nëse
njerëzit ngado janë të ngjashëm me
të, atëherë ata gjithashtu nuk janë
asgjë më shumë se mostra.
Një mysliman i vërtetë që e ka
kuptuar Islamin në çdo aspekt,
nuk mund të jetë terrorist. Është e
vështirë për një person të mbetet
mysliman nëse ai është përfshirë
në terrorizëm. Kurani e konsideron
vrasjen e një njeriu si vrasjen e
gjithë njerëzimit, sepse për vrasësin
e një njeriu është e pranueshme
ideja se çdo person tjetër mund të
vritet. Islami nuk e pranon terrorizmin
në asnjë formë. Terrorizmi
nuk mund të përdoret për të arritur
ndonjë qëllim islam. Një terrorist
nuk mund të jetë mysliman dhe
një mysliman i vërtetë nuk mund
të jetë terrorist...