Biankonerrët aktualisht qëndrojnë të tretët në tabelën e kampionatit italian, por janë të pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit në të gjitha garat nën drejtimin e trajnerit Gigi Del Neri.
“Juventus po zhvillohet ndeshje pas ndeshje. Ata po bëhen të vetëdijshëm për fuqinë e tyre. Ekipi i Del Nerit mund ta fitojë Scudetton”, ka thënë Spalletti për La Gazzetta dello Sport.





