El Mundo Deportivo shkruan se Barcelona ka mbajtur të paprekur fanellën me numër katër në pritje të rikthimit të Cesc nga Arsenali gjatë verës që vjen.
Rosell do të bëjë gjithçka që mundet, pa rrezikuar financimet e klubit, për të sjellë Cesc për fansat e Barcelonës në vitin 2011.
“Situata e Cesc është një të cilën do të diskutojmë në muajt e ardhshëm”, kishte thënë drejtori sportiv i Barcës, Andoni Zubizarreta, më herët gjatë javës kur u zbulua arritja e Ibrahim Afellay.





