Ishte kjo një sfidë në të cilën ishte pritur dominim i plotë dhe shumë gola nga Real Madridi, por në fakt Sevilla u tregua arrë e fortë për t’u thyer për Los Blancos.
Rasti më i mirë për mysafirët nga Sevilla ishte ai në minutën e 58-të, kur Alvaro Negredo dështoi të shënonte i vetmuar përballë portierit Iker Casillas.
Por, kjo vetëm sa i ndezi madrilenët. Pas rasteve të panumërta dhe një mbrojtje vërtetë mirë të organizuar nga andaluzianët, vjen dhe momenti i thyerjes së qëndresës heroike. Një aksion i nisur nga Mesut Ozil, topi i të cilit përfundoi në këmbët e Di Marias, përfundoi në rrjetë, pas një ‘copë’ mjeshtrie nga argjentinasi (77’).





