Daily Mail shkruan se shumë lojtarë të rinj, si Jim Cassell dhe Alex Gibson, të cilët e drejtuan Cityn për në triumfin në Kupën FA të të Rinjve në vitin 2008 dhe që nxorën një varg lojtarësh në ekipit të parë, tashmë nuk janë të përfshirë në ekip.
Për Khaldoon dhe këshilltarët e tij, akademia ka qenë jo adekuate, pasi vetëm Shaun Wright-Phillips, Joey Barton dhe Micah Richards të ardhur nga kjo akademi nuk është e mjaftueshme. Ata dëshirojnë të prodhojnë një Lionel Messi të tyre.





