Poezi nga Marsida Hasnjoku

Marsida Hasnjoku



ZEMËR E DEHUR

O stuhi rebelesh,
Marri e orëve të marterizuar,
Zhurmë në qertikët e jetës
Magjiplotë,
Zemra ime nuk pushon
të përgjojë tingujt e saja!
O stuhi,
aq shumë tinzare!


ME FLOKË TË SHKUJDESUR

Para pasqyrës
ngrihet lapidary imazhi im
E burgosur ne heshtjen e shpirtit
Bredh e çoroditur........
Mbi valë
lahet lakuriqsia ime
Shi bie mbi kaçurrela
.........flokët më bien mbi sy



MALL

Kam mall o qënie e brishtë
Të mbë shtjell me krahë ëngjëlli, në shpirtin tim
Pareshtur vajtoj ne pamjen tënde,
si i vetmi altar ku falet hëna!

Të braktisa me forcë!
Si një  ujvarë në imazhin tim
Dhe klitha me force "Të dua"
Për të rikthyer pranë meje!


Kam mall o qënie e brishtë
Për sytë ....
Për buzët....
Kam mall për gjithcka!




FSHIHEM

Endem dhe zvarritem
si një humbëtirë
në mëndjen tënde
E parfumuar me petale
në morgue e zemrës
Jam mal i heshtur
që fshihem posht qiellit.





PROSTITUTA

Cdo ditë nga pak kam qenë
ai shpërfytyrim i imazhit tim
e pikturuar shkujdesur
me buzeqeshjen time ironike


Kam qënë, e botuar në petalet
e luleve anës bordurave
të atij qyteti pa anë e pa fund


Nga pak,
mbulohem me shputat
e atij kameleoni të përdalë
që nuk ngopet me kupën e epshit



***

E tëra fluturoj në këtë qënie të vjetër
Dhe buzëqeshja i ngjan atij akti frikacak
dhe mbrapset sapo sheh heshtjen e kalldrëmeve
Duart e tua prekin supet e kësaj qytezë
Pastaj si i cmendur harbon në të gjithë trupin

I vjetër gjithë ai akt dashuror ku as petalet nuk mund ta ngrohin!



BOTA IME

Jam vuajtja e shpirtit tim
Eksploroj çdo fjalë
Për të formuar romanin “ e imja “
Çdo gjë që bëj ka emër
Si dy pishtarë herë ndriçojnë
herë s’kanë zjarrë!

  

NË SHPIRT

Ti i dashur
Mos e pi me fund kupën e natës
Do të zvarritem në rrugë
Si nëpërkë e foshnjëruar
E pafajshme do të krusem
Midis trupit të amshuar  



LAMTUMIRË

Pikturoje qerpikun tim
                     Pastaj dhurojë atij një ngjyrë !
Ngjyrosi buzët e mia
           ndoshta ka ardhur koha të të përcjell.




RASTËSI

Kaq fshehur,padashure në  një  kupe qiellore
Kaq
ë mbël, në  shijen e natës!

Kaq padashur! Humbe përtej largësisë
Rastë si ishte edhe pa ty!




KLITHMË!

Mbi një  petale enden sytë  e mi, si bredharake
  petkun blu...
Unë  mbetem ëndrra ime, mbetem qielli im!
Unë  nuk mundem më....



MBI SHTRAT

Për të parën herë
përtej kristalit të xhamit
Aty….
Ti vështroje trupin tim
Të ëmbla qepalla, ëndërrimtare




HËNA MBI SHTRAT

Me hënën e përgjumur
Vritet dhe shikimi im
Kur arrin të gjej njeri të lodhur
Tashmë kam pak orë
që e vështroj tek mundohem ta urrej
Nga ajo mund të zbuloj
një grimcë mëshire
Sepse gjysmën tjtër të hënës
E kam vjedhur unë
E tëra mbi shtratin tim!


TRUP KITARË

Nën dritën e hënës përhumbem
Mbi pishtarët e natës zhvishem
Valvitem e tëra si perde e kohës
Dridhem e tingullt në afshin tim

Përse të humb në dorën ëndërrim?!
E shtrirë në çarçfin e grisur
Mbuloj këtë realitet me nota të eksituara
Dhe trupi im është kitarë e zhveshur


TË BËHESH DIKUSH!

E çakërduar nga hapat
rend me vello
të prek tingujt që fali koha
për t’u bërë nuse




E IKUR

Anës trutuarëve të iluzionit
e përdhunuar në vals
vrapoj.......
Ti largohem atij kalorësi bredharak





MËRI

I vjetër gjithë ai akt dashuror
ku as petalet nuk mund ta ngrohin!




***

Frikësuar nga vetja!
Prek lëkurën tënde,
të të mbështjell me heshtjen time
mbetemi të dy me mërinë e vjetër…
si dy trupa të parealizuar!


E IKUR

Anës trutuarëve të iluzionit
          E përdhunuar në vals
Vrapoj…
Ti largohem atij kalorësi bredharak


               URREJTJE

Besoj se ajo ulerime nuk eshte e jotja!
Besoj se une jam ulerima jote …..



BARDHË E ZI

Nganjëherë bardhësia të thyen sytë!
Edhe kur është e zezë të errëson.
Bardhë e zi edhe jeton!


MUNGOJ!

Diell pa mëngjes,
Si një  rreze humbetire...
Tutje mund të shkoj, nën tutelë
Diell pa mua...




TRADHËTI!

Më hedh tutje,vetëm për pak
Si një cast flagrant
Ti dhe ajo
  braktis!
Miliona ditë ...

  

PENDIMI

Pas çdo shuplakë
Ka një asfaltë të lëmohet
Dhe ajo tashmë mbetet
Një xham i krisur
Lidhur fort pas dorës tënde!



***

Si një  betejë  pa luftë !
Si dy shpata të  mprehta!
Dhe hena e vrazhde me luftojë  ate natë !
E zbukuruar me petale
hedh petkun e kohë s, yjet mbi shtrati tim.


Dicka më  pëshpëritë , dhe aty je ti!
Beteje e pafund në  shpirtin tim.
dicka me pershpeit, është  frymarraja ime!
  çdo unazë  pauze të  përcjell ty!

Padashur të  përcjell në ëndrrat e mia
Si mantel nate...
Dhe kaq ftohtë  kisha atë  natë
Dhe te mbeshtolla fort pas vetes!


DEKLARATË

Dua të bëhem pemë!
Në vjeshtë gjethet bien.
Nudo, nuk kam frikë nga dimri!


JETËS

Një trishtim që buzëqesh
          Duke imituar!
Para pasqyrës një kallaun



***    

Ndoshta unë humbas ndër kujtime, por malli ngjall urrejtje
Vallë të ndjej mall?! Do të pyes natën sa shumë urrejtje ndjej unë
Po ajo vetëm më puthi
Ndoshta aq e gjatë është urrejtja sa është largësia jonë
Dhe nata shkundi yjet në çarçafintim që të ngrohja buzët
Të ndjeja një ngrohtësi artificial pa ty!




***
Unë herë buzëqesh, por qesh gjithmonë
E me këmund të qeshësh tjetër!
Bëj si e dehur si për mostë thënë
që pi vërtetë
Jam e cmëndur…..
Sepse rrallë herë e kuptoj që puth!




SHEKULL UJOR

Deti fton,
të jetojmë në një shekull tjetër
          Të bëhemi peshq…


***

Nga dora e piktorit
Gjithçka i ngjan asaj
bote ëndrrimtare,
Natyrë plot iluzione
Ashtu i verbër
të kap heshtjen e mekur, të ngjyrave
dhe krijon një tablo artificial
ku var bardhë e zi
ngjyra implicite ( e pashjelluar )


SA LARG

Sa larg…
Sa larg nga ky muzg
E mbetet në buzët e natës
Krejt e paprekur
Nga ky muzg që as mallin se shuan
Dhe ky trup,
i dorëzuhet e tëra burgimit
të përjetshëm në trillet e natyrës




PEISAZH I VJESHTËS

Në botën e verdhë, të flokëve të thinjur
Akti i zemërimit shkund petalet e saja
Tashmë një qilim është thurur
Dhe anash njerëz të lajthitur

Fluturon freskia me puthjet e mia
Është hedhur një rrobë varfanjake
Të gjithë ngjajnë të braktisur
Ne të dy, anash trutuarëve të lajthitur


ZHURMË PERLE

Kafshoj buzët!
Dhe sytë bien mbi imazhin tim
Zhuritur me të kam pamjen tënde
Tani çdo frymëmarrje njësohet
në një tingull të vetëm
Ajo të grish!
Të sjell epsh…..
por bën edhe zhurmë!
Ajri rrethon qënien time,
unë e urrej atë,
sepse ky përqafim është i paralizuar.
Unë jam vetëm!
Kërkoj një melodi të më zgjoj!

Dua të zgjoj gjumin tënd, në ëndrrat e mia.
Do të puth sytë e heshtur
Do të vjedh qetësinë,
dhe do të bëj zhurmë me puthje
…… por ti hesht!

TË JETOSH ME NJË DHIMBJE!

Të jetoja me një dhimbje!
Të merrja frymë duke menduar që ato pasonin një rrebesh shiu.
Të flija me idenë se do të ëndërroja gjatë natës!
Të ecja me idenë se ti do të ndjeje hapat e mi!

O frymë e qiellit rrëmbeje atë rrebesh shiu!
Përpije ëndrrën time,
bëje gjumin pranë meje o hënë tinzare!
Më mëso të ulëras!



TI NDALE NGA AI ÇAST!

Unë padashur u fsheha
në atë fshehtësi….
Për një çast zemra mbeti aty,
mbi fjalët e tua.
Shiu vetëm mundi të trokasë
mbi mbulesën e qelqtë…




***

Mirupafshim!
Përshëndëten dielli me ditën.
Pezull u var nata.
Në fijet e dritës që shiti hëna!


          ***

Mëkatarë i paetur me faj
Buzëqesh…
Kjo botë që prek unë
Psherëtin hapësira iluzioni me epsh!





UNË

Unë mund të heshtë!
Nuk mund të thyej një paradoks kohërash!
Nuk mund të dehem!
Është kaq vonë tashmë,
Kaq mizore bëhem duke qënë kaq ndryshe!
Sa mall për atë që nuk mund të jem!

Si një foshnjë
Në jargavanin blu
Një fëshfërimë gjethe!
Pak foshnjë…. Pak heshtur

Jam kaq e heshtur sot,
Ngjethur me kohën
Të të krijoj ty,
të kërkoj copën tënde të mbetur,
dhe të fsheh mërinë time!
Të shpalosem e të fal ty krahë
Të endem për të të dhënë pak frymë
Ngjethur me kohën…
Je dhe ti, një gjethe e zverdhur në pemë!
Një djall i njësuar në sytë e mi.
Një kohë e shëmtuar, si sot!




VETES

Përtej tritare shoh që qielli nuk ndjehet mirë!
dhe unë kërkoj një rreze e të kapem pas saj,
të përhumbem e të qesh me të madhe!
Kaq bukur kur sheh se nuk je vetëm por ke një miqesi me veten
Ndonëse një miqesi artificial por bën të ndjehesh komode
Askush nuk më flet dhe unë mbetem memece. Në heshtje…
Në heshtje unë kam mall për dikë! Në heshtje mendoj të fluturoj larg,
kaq larg të humbas aq sa dikush të ndjejë mungesën time.
Mbushem me frymë, përtypem të harroj…
Smund të gjej forcë…. por një feniks që mbijeton
Të gjithë qajmë dhe të gjithë qeshim, ky paradoks thyen diçka brenda shpirtit,
Nënqeshim për të qënë anonim. Unë hesht dhe luaj me flokët.
Unë mbetem e vogla, ajo që përkëdhelet!



***

Abstraksionon ndenjën
Urrejtja kafshon asfaltin
Ku hidhen dashuritë tona




SHPRESË NË FLAKË

Qiriu e ndezi flakën
Megjithëse qiriu u shkri
fitili u shtri mbi pjatë
dhe ndriçonte….
Ndoshta do të jetonte dhe pak!




***

Një bisedë e gjatë puthjesh
dhe sfidohej mëria e natyrës
…….. gjithëçka spëptinte.
Sfondi i heshtjes kishte
frymëmarrje të thella
që epshi linte pezull


FYERJE

Bota…
Me plastelinë e ndërtuar!
Qëndrron në dorën time
rrotullohet,
dhe si një gur shahu
hidhet në këtë fushë bardhë e zi!

  

NGA PAK MUZG

Ajër në këtë muzg
Një përkëdhelje e brishtë!
Ashtu përkundet qielli
Si një butësi në fytyrën time
Dhe unë tamam si një re
Nën tutelën e muzgut
pres pak… errësirë!
Si një shtrat, si një mbulesë yjesh…
Në djepin e gjumit,
unë përkund lehtë trupin tim
Unë lindem nga heshtje,
lindem… ngaky muzg….!

















Quhem Marsida Hasnjoku. E datëlindjes 05.03.1985 në qytetin e Elbasanit. Aktualisht jetoj në Tiranë që prej vitit 1997, bashkë me familjen, ku kam mbaruar gjimnazin e pergjithshem, gjithashtu dhe Universitetin Bujqësor, fakulteti Ekonomi Agrare. Aktualisht punoj si financiere. Me karakterizon një tip shumë melankolik, shpesh herë e dyjëzuar ndërmjet trishtimit dhe gëzimit. Jam shumë luftarake dhe tepër e thjeshtë në jetë. Kam filluar të kem prirje për të shkruar që fëmij, mbaj mënd shpesh mësuesja fillore më tërhiqte vëmendjen për fjalitë dhe tregimet tepër filozofike dhe të gjata, madje dyshonte se më ndihmonte familja. Nga pak fillova të shkruaj, pas librit te pare kam dhe 3 libra të tjerë që pres ti botoj së shpejti. Kam jetuar 2 vjet ne Itali, duke shpresuar se mund të gjeja diçka më të mirë se më ofronte Shqiperia, por aty kuptova që vendi im më jepte lumturinë dhe personalitetin që kërkon njeriu për të ecur përpara. Jam kthyer dhe gjithmonë luftoj për të realizuar ëndrrat e mia.

Related Posts: