“Është e vërtetë se nëse flasim për Botërorin e Katarit në janar, atëherë do të ishte më lehtë se në qershor. Për këtë unë pajtohem, pse jo? Është e mundur”.
“Janë disa çështje të cilat duhet të adresohen. Sa kohë pushim do t’u japim lojtarëve pas Botërorit? Nëse Botërori luhet në janar, atëherë do të përfundojë në shkurt dhe kampionatet të vazhdojnë në mars? Ne do të bisedojmë më shumë për këtë në muajt dhe vitet në vazhdim”, u shpreh Platini.





