Leonardo ishte kyç në transferimin e Patos te Milani nga ekipi brazilian Internacional, por sulmuesi shpreson që bashkëvendësi i tij të dështojë me Nerazzurët.
“Çdokush merr vendimet të cilat beson se janë të drejta. Leonardo është një trajner profesionist tash dhe ne duhet ta respektojmë vendimin që ai ka bërë për të vazhduar punën”.
“Kur e them këtë, shpresoj se ai NUK do t’ia dalë mirë te Inter! Kjo pasi Milani duhet ta fitojë Skudetton dhe shumë të tjera”, ka thënë Pato.





