Kreu i Agjencisë së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillai, ka shprehur shqetësimin për presionin e ushtruar ndaj kompanive që t'i ndalojnë shërbimet financiare apo të internetit për WikiLeaks-in.
Ajo shtoi se hapa të tilla mund "të interpretohen si përpjekje për të censuruar publikimin e informacioneve, çfarë mund të jetë shkelje e lirisë së shprehjes së WikiLeaks-it".
Kompanitë e kartave të kreditit Master Card dhe Visa si dhe Posta Zvicerane ndërprenë shërbimet financiare për WikiLeaks-in.
Home »
» OKB “aleancë” me Wikileaks: Sulmet ndaj saj cënojnë lirinë e shprehjes





