Nga Chris Patten*
Londër: Ishte një vit i mirë për Zotin. Pas sulmeve të forta letrare mbi të plotfuqishmin nga akademiku i Oksfordit Richard Dawkins, eseisti Christopher Hitchens dhe të tjerë besues janë hakmarrë.
Më mirë nga të gjithë ka qenë “The Case for God” (Çështja për Zotin) nga shkrimtari brilant i fesë, Karen Armstrong. Më i rëndësishëm përsëri është lajmi që shumë njerëz(sigurisht në Britani) po ikin në kishat e Krishtera me të gjithë prerjet. Për më tepër,Papa bëri një vizitë të suksesshme në Britani në Shtator. Tashmë e dimë për pjesëmarrjen e rëndë të xhamive të vendit.
Në këtë kohë të vitit,sigurisht,shumë të krishterë që nuk janë të rregullt në shkuarjen në kishë, ndjekin shërbimet e “Lindjes së Krishtit”(Nativity). Kambanat e kishës dhe menaxherët janë akoma tek zemra në festat në mesin e dimrit, së bashku me dëfrimin e konsumatorit. Këtë vit, megjithatë, “shpenzimi i madh” në Europë mund të jetë penguar nga ngrica e madhe dimërore dhe programet e mëdha të rrepta përgjatë shumicës së kontinenteve.
Edhe në familjet më pak fetare,shumica e fëmijëve në shoqëritë perëndimore, me shumë mundësi i njohin detajet e historisë së Krishtlindjeve. Udhëtarët nuk gjejnë dhoma në hotele. Lindja e një fëmije në stalla. Ardhja e njeriut të mençur duke bartur dhurata të arta,temjani dhe të mira.
Ne mësojmë gjithçka rreth kësaj,në të njëjtën kohë që na tregohet për Babagjyshin e Krishtlindjeve,drerët e tij fluturues dhe thasët e tij plot me dhurata. Ne menjëherë humbasim besimin tonë në legjendën e dimrit. Por ne kemi tendencën që në moshën madhore të mbajmë të njëjtat pikëpamje për Zotin,që kemi formuar në fëmijëri. Një burrë i vjetër me mjekër të gjatë na vëzhgon nga sipër dhe shumica prej nesh ruajnë një opinion goxha liberal për historitë për djalin e tij në Testamentin e Ri të Biblës.
Është ky Zoti që ateistët si Dawkins dhe Hitchens sulmojnë dhe në një objektiv te tillë nuk është shumë e vështirë të thumbosh mbi boshllëqet dhe mbi pirgun e qesharakes. Duke lënë mënjanë faktin që mund të bësh një çështje akoma më të fortë kundër ateizmit-kujtonin mizoritë e totalitarëve ateistë në shekullin XX dhe mbani në konsideratë sulmin ndaj atyre që përkushtimi ndaj interpretimeve letrare të teksteve fetare nënkupton që ata mohojnë shkencën dhe arsyen. Për ata bota është krijuar në 6 ditë :dhe evolucioni është një përrallë imagjinare.
Ata prej nesh që mendojnë që shkenca dhe feja jetojnë në fusha të ndryshme dhe ata që sjellin ndërmend që Sokrati debatonte se shkenca nuk të mësonte për moralin dhe kuptimin ,konstatojnë se çështja jonë është dëmtuar nga letrarët dhe fundamentalistët e çdo feje. Ka të krishterë që dinë gjithçka mbi zjarrin dhe squfurin e Librit të Revelacionit, por duket sikur nuk kanë dëgjuar udhëzimet për bujarinë në Sermon on the Mount (predikimet në piedestal).
Gjithashtu ka ekstremistë hebre si grupet kolonë, që dëbojnë nga shtëpitë e tyre në Jerusalemin lindor dhe Hebron,që kanë harruar mësimet e hershme të shkollarëve hebre, që thonin se të huajt duhet të trajtohen si njerëzit e tu.Dhe ka myslimanë që injorojnë urdhëresat e Kuranit për pluralizëm, tolerancë dhe paqe. Aty ku sulmi ateist është shpesh korrekt është në theksimin e sasisë së dëmit shpesh të bërë nga fundamentalistët. Qëndrimet amerikane të krahut të djathtë,përsa i përket pozicionit të vendit të tyre në botë, janë të forcuara nga dogma fundamentaliste .Kombet e Bashkuara janë krijimi i vetë djallit, Presidentit Barak Obama, i cili është një mysliman joamerikan. Palestina, nga lumi Jordan deri në bregdet, duhet ti jepet Izraelit, kështu që bota mund të përfundojë me një triumf kataklizmik kristian. Fondamentalistët hebre pengojnë cdo proces paqeje që ka mbetur në lindjen e mesme dhe ndërtojnë më shumë vendqëndrime të jashtëligjshme. Fundamentalistët islamikë e përcaktojnë xhihadin si një luftë terrori kundër perëndimit dhe bëjnë thirrje për një kalifat islamik nga atlantiku në paqësor. Dogmatizmi i çjerrë dhe i dëmshëm i fundamentalistëve i çdo linje ka një emërues të përbashkët: një ndjesi brutale fyerje e rrënjëzuar në frikën dhe përçmimin ndaj modernizmit. Fondamentalizmi i krishterë në Amerikë kthehet mbrapa në populizmin dhe anti-intelektualizmin e shekullit IX. Anëtarët e kishave evangjeliste i lidhin besimet e tyre me individualizmin e fortë të pionerëve të hershëm. Ata janë përbuzës të themelimit. Fundamentalistët hebre besojnë se kritikat e Izraelit janë antisemite ose në rastin e kundërshtarëve hebre të politikave të ashpra të Izraelit, “hebre vetëurryes”. Fundamentalistët islamikë konstatojnë se ajo që ne të tjerët e shohim si liberalizimin e influencës së progresit teknologjik dhe globalizmit është një rishfaqje e stuhishme e kolonizimit perëndimor. Për një vit të ri më të lumtur ne duhet të dëgjojmë mesazhet thelbësore të të gjithave këtyre feve të mëdha ,mbi të gjitha rregullin e artë të konfucizmit që ne nuk duhet asnjëherë ti bëjmë të tjerëve ,atë që nuk do të donim të na bënin të tjerët ne. Ajo çfarë feja duhet të na mësojë nuk është se si të urrejmë, duke iu referuar përsëri Konfucizmit-por se si të zhvillojmë shoqëritë që kujdesen dhe mirëpresin të varfrin,të huajin dhe të shtypurin.
Ky është mesazhi më i rëndësishëm për të gjithë,përfshirë dhe ateistët, që duhet marrë nga historia e krishterë e Krishtlindjeve.