Rafa Benitez nuk arriti të dalë nga hija e Jose Mourinho dhe Interi i tij ishte larg nga ai që fitoi tre tituj sezonin e kaluar. Pas vetëm një gjysmë-sezoni në karrigen drejtuese të Interit, Rafa Benitez u shkarkua.
“A i ka krijuar probleme hierarkia e Mourinhos? Po, kjo ishte një ngarkesë për Benitez. Keni mund ta vëreni se ai e ndjente atë dhe shpesh fliste për atë, ndoshta e shfrytëzonte për arsyetim. Leonardo është një personalitet tjetër dhe në të nuk do të ndikojnë kujtimet e Mourinhos”, ka thënë Moratti për La Stampa.





