Kujdesi nga Wikileaks

Nga Anne Applebaum- “Washington Post”

Tani unë mendoj se kemi mësuar që Julian Assange, themeluesi i Wikileaks, kishte ambicie të mëdha. Mes atyre ishte edhe “sulmi” nga qeverisë amerikane. Në faqen e tij të internetit, ai përshkruan kablogramet diplomatike amerikane në terma dramatikë, duke evokuar idealet e humbura të George Washington dhe duke pretenduar se ato shfaqin një hapësirë të paanë mes SHBA-së siç paraqitet dhe siç është në të vërtetë. Në kablograme, diplomatët amerikane duket se ndjekin të njëjtat interesa si dhe privatisht, edhe pse përdorin një gjuhë më të hapur. Por, kablogramet në teori duhet të ngrenë çështje më serioze për qeveritë që ndjekin të tjera çështje në publik e të tjera në privat. Për shembull, kablogramet duhet të krijojnë më shumë siklet për Vladimir Putin, kryeministrin rus. Një prej tyre e paraqet vendin e tij si një shtet mafioz. Në një tjetër, një zyrtar amerikan raporton se operacionet e fshehta të kompanisë së katërt më të madhe të naftës në Rusi kanë për qëllim t’i shërbejnë vetë Putinit. Një tjetër raport thekson se zyrtarët rusë qeshin me përpjekjet amerikane për të ndaluar shitjen e armëve në vende si Irani, Sudani, Siria dhe Venezuela. Pse? “Rusia i jep rëndësi dyerve diplomatike që hapin shitjen e armëve në mënyrë që zyrtarët e korruptuar të përfitojnë”. Kablogramet mund të krijojnë shqetësim edhe për kryeministrin italian, Silvio Berluskoni dhe jo vetëm për marrëdhënien e tij speciale me Putinin. Një tjetër kablogram nga Roma pretendon se “Berluskoni dhe përkrahësit e tij po përfitojnë nga marrëveshjet e energjisë me Rusinë dhe nga ana tjetër, interesat personale të kryeministrit përvijojnë politikën e jashtme të Italisë”. “Qeveria italiane ka dy standarde në qëndrimet e saj për importin e energjisë në Europë si dhe në mbështetjen e projekteve që tjera nga Lindja”. Në të tjera kablograme, Berluskoni përshkruhet si një lider mendjemadh, problematik dhe i lodhur nga jeta e natës. 
Por, pavarësisht nga të gjitha këto, njerëzit dhe jo faqet e internetit i bëjnë revolucionet. A mundet që ky lloj informacioni, që doli jashtë kontekstit të medias kombëtare apo hetimeve të brendshme, të prekë Putinin apo Berluskonin? 
A mundet që dokumentet për qeverinë italiane e atë ruse të publikohen për ironi nga një server në Zvicër? 
Në Rusi, nuk ka media kombëtare që të diskutojë për këto dyshime. 
Në ditën që u zbuluan rrëfimet për “shtetin mafioz”, kanali televiziv në vend njoftoi se lumi i Moskës kishte ngrirë, peshkaqenët kishin sulmuar turistët në Egjipt dhe se shoferë të dehur transportonin armë bërthamore në SHBA. Zyrtarët rusë i kanë përgënjeshtruar këto raporte si gjepura, duke theksuar se diplomatët amerikanë në Moskë nuk mund të komentojnë asgjë për momentin. Putin i lidhur me Berluskonin? Askush nuk di asgjë për këtë. Nëse këto dyshime do të kishin ardhur nga politikanët në Rusi apo prokurorët në Itali, reagimet në Moskë do të ishin të ndryshme. Në vetvete, kablogramet nuk provojnë asgjë: diplomatët i raportuan dyshimet por nuk i shoqëruan ato me dokumente. 
Për në mënyrë që historitë për Berluskonin dhe Putinin të kenë ndikim të vërtetë, një gazetar apo një lider opozite duhet të punojë shumë, të hetojë mbi to dhe ti mbështesë. 
Ndokujt tjetër do ti duhej të organizonte institucionet ekzistuese apo të krijonte të tjera në mënyrë që të largonte një lider kombëtar. Por, nëse ligjet kundër korrupsionit nuk ngjisin, nëse sistemi gjyqësor nuk funksionon, nëse votuesit nuk kanë arsye për t’u inatosur, atëherë kablogramet do të kenë më pak efekt sesa thashethemet gjatë një feste. 
Për Assange dhe bashkëpunëtorët e tij revolucionarë, këto sasi të mëdha informacioni pa një lidhje mes tyre dhe një sistem politik të aftë që ti kuptojë dhe të veprojë lidhur me to, nuk do të kenë kurrë kuptim dhe efekt. Rrjedhja e informacionit jashtë kontekstit nuk ka asnjë domethënie. Pavarësisht nga përçimi i informacionit, nuk kishte asnjëherë një revolucion në Twitter dhe aktivimi në internet nuk është aq efektiv sa mund të jetë në jetën reale. Ndaj duket se revolucioni i Wikileaks nuk do të shkojë shumë gjatë dhe shpejt.

Posted via email from Shkupi Press extra