Tashmë vëllezërit Klitschko, cilido prej tyre, qoftë Wladimir qoftë Vitali, kanë premtuar se njëri prej tyre do të përballet në ring me llafazanin britanik, i cili vazhdimisht i akuzon ukrainasit se kanë frikë.
“Ne premtojmë se në vitin 2011 do të organizojmë një duel ndaj David Haye”, theksuan vëllezërit Klitschko për Bild.