Përkundër faktit se Haye i ka plotësuar kushtet e Klitschkos për duelin, është boksieri ukrainas ai që do t’i shkaktojë humbje prej dy milionë funtesh boksierit britanik, pasi ka zgjedhur Gjermaninë si vendin për t’u zhvilluar kjo përballje, e pos kësaj të drejtat televizive do t’i ketë televizioni gjerman RTL.
“Kur Haye e fitoi titullin e WBA-së ndaj Nikolai Valuev, kemi fituar 6 milionë funte. Më shumë do të mund të kishim fituar nga Haye vs Klitschko”, ka thënë një zëdhënës i Sky Sports.





