Xavi, Andres Iniesta dhe Lionel Messi që të tre janë emëruar në treshen e ngushtë që do të luftojnë për çmimin prestigjioz.
"Nuk ka asgjë për t´u thënë atyre që votojnë, pasi i shohin këta në TV dhe e dinë formën e shkëlqyeshme të të treve. Ata janë aty falë suksesit që kanë arritur me klubin dhe ekipet kombëtare".
"Argjentinasi është më i mirë në botë, edhe pse dy të tjerët po ashtu kanë një karrierë të mahnitshme", ka thënë Guardiola.





