“Është dashur ta transferoj Van der Saarin pas pensionimit të Schmeichel. Unë bëra gabim, por tani mendoj se mund ta përmirësojmë. Schmeichel dhe Van der Saar kanë qenë fantastikë për ne. Unë kam qenë me fat që i kam pasur të dy në skuadër”.
“Unë kam pritur që ai të pensionohet verën e kaluar. Është fantastike që ai luan në moshën 40 vjeçare në nivelin tonë. Mund ta bëni këtë vetëm nëse keni strukturën dhe mendjen. Të jesh në gjendje ta programosh veten në atë mënyrë dhe ta stërvisësh një lojtar si ai është fenomenale. Ai është njeri i jashtëzakonshëm”, tha Ferguson.





