Në një intervsitë për Daily Mail, Ferguson kritikoi ashpër drejtuesit e klubit të Blackburnit që shkarkuan pak ditë më parë Sam Allardyce, vetëm e vetëm pse nuk arriti ta fitonte një ndeshje dhe të ngjitej në pozitën e katërt. Kjo e bën skocezin të ndihet krenar që ka pasur mbështetjen e legjendave Busby dhe Charlton.
“Unë jam me fat që kam pasupr Sir Matt Busbyn dhe Sir Bobby Charlton si këshilltarë të mi dhe rojtarë të historisë së klubit. Ata e kuptojnë rolin e menaxherit dhe vështirësitë të cilat paraqiten”, theksoi Ferguson, i cili pranoi se ishte pranë shkarkimit në vitin 1990 në një ndeshje ndaj Nottingham Forest.