Sulmuesi kamerunas i Interit mori për të katërtën herë çmimin si lojtari afrikan më i mirë i vitit, duke tejkaluar kështu legjenda të tilla, si Abedi Ayew Pele (Gana) dhe George Weah (Liberia), të cilët e kanë fituar nga tri herë çmimin prestigjioz që ndan CAF.
“Do të ishte e pamundur të thuhej diçka e tillë. Fitimi i çmimit të lojtarit të vitit katër herë, është një rekord i ri, mirëpo nuk mendoj se kjo më jep të drejtën të them se jam më i miri”, tha Eto’o për Reuters pasi mori çmimin.





