Sipas Bild, ky ‘spastrim’ mund ta prekë edhe Edin Dzekon, i cili ka në kontratën e tij një klauzolë prej hiç më pak se 40 milionë eurosh, ndërsa një transferim në dimër mund të bëjë që 30 milionë euro të jenë të mjaftueshme për sulmuesin.
Për Dzekon të interesuara janë shumë skuadra të mëdha evropiane, duke përfshirë këtu Real Madridin dhe Juventusin.





