Goleada filloi herët në këtë takim. Ishte Karim Benzema ai që iu rikthye golave (6’), para se Mesut Ozil (10’) ta dyfishonte epërsinë e Realit. Shifrat në 3-0 i solli Karim Benzema me golin e dytë (32’), para se ndeshjen ta përfundonte me rezultatin 4-0 në fund të pjesës së parë Cristiano Ronaldo (45’).
Hettrikun në këtë takim Karim Benzema e kompletoi në minutën e 69-të, pas një asistimi të përkryer nga Angel Di Maria, pas të cilit e futi topin me lehtësi në rrjetë.
Në ndeshjen tjetër Sevilla bëri rikthim sensacional para tifozëve të vet ndaj Malagas, të cilën e mposhti në fund me rezultat 5-3.
Real Madridi me këtë fitore të jashtëzakonshme siguron kualifikimin në çerekfinale të Copa del Rey, përderisa Sevilla pritet të ketë ende punë me Malagan në ndeshjen kthyese.





