“Ishte aksion i mirë dhe finish tmerrësisht i mirë nga Berbatov. Besimi i tij para golit është shumë i madh për momentin dhe shpresoj se kjo do të vazhdojë edhe një kohë të gjatë”.
“Qëllimi i tij është të na vë në një pozitë të mirë, por nëse ne do të kishim luajtur më mirë duke shfrytëzuar rastet në kundërsulm, atëherë do të kishim qenë shumë më të kënaqur në fund”, u shpreh Carrick duke folur për barazimin e turpshëm ndaj Birminghamit të martën mbrëma.





