Ishte pritur që Jose Mourinho të pushojë disa prej futbollistëve të tij kryesorë, mirëpo pos Iker Casillasit dhe Mesut Ozilit, të gjithë lojtarët tjerë prominent të Los Blancos u paraqitën.
Fillimisht rezultatin e zhbllokoi Karim Benzema me një gol me kokë të realizuar pas asistimit fantastik nga Cristiano Ronaldo (12’).
Në pjesën e dytë u konfirmua fitorja e Realit. Cristiano Ronaldo me një goditje të pandalshme (49’), e dyfishoi epërsinë, para se Karim Benzema (72’ dhe 88’) ta regjistrojë hettrikun e tij të parë këtë sezon, që e vendosi dhe rezultatin përfundimtar të sfidës prej 4-0.
Në pjesën e parë gola nuk pati, por Ajaxi ishte ekipi dominues dhe ishte në pikëpyetje vetëm koha kur do të realizonin holandezët. Demy de Zeeuw kaloi në epërsi Ajaxin (57’), për ta detyruar Allegrin ta fusë në lojë Ibrën.
Inkuadrimi i suedezit vetëm sa i motivoi mysafirët të cilët e përmbyllën ndeshjen në të mirë të tyre me anë të Toby Alderweireld, i cili e vuri rezultatin përfundimtar prej 2-0.
Real Madridi e siguroi kualifikimin një xhiro më parë, ndërsa del si lider nga Grupi G me 16 pikë. Milani siguroi pozitën e dytë me tetë pikë, ndërsa Ajaxi luan në Europa League me shtatë pikët e tubuara dhe vendin e tretë. Milani në fazën e eliminimit direkt mund të ketë punë me Barcelonën ose Arsenalin.





