La Gazzetta dello Sport pohon se Interi e ka shkarkuar Benitezin me email, ku avokatët e tij i sqaruan se nuk është më i mirëpritur në Meazza.
Sipas sportives italiane Leonardo është favorit për postin e trajnerit të Interit, me ç’rast do realizonte një tradhti të jashtëzakonshme ndaj Milanit, ku edhe luajti edhe shërbeu si trajner. Luciano Spalleti është një emër poashtu shumë i përfolur.
Sidoqoftë, Goal.com demanton pohimet e lartpërmendura pasi burimet e portalit e shohin si trajner Walter Zengan i cili u largua nga klubi i Arabisë Saudite, Al Naser.





