“Unë nuk e di nëse kjo është përparësi. Arsenali i di mjaft mirë aftësitë e tona dhe ne poashtu i dimë shkathtësitë e tyre. Natyrisht, ne duam të luajmë të njëjtën lojë si herën e kaluar ndaj tyre kur i mposhtëm me rezultat të lartë në Emirates dhe pse jo, ta arrijmë po të njëjtin rezultat”.
“Arsenali ka aftësi fantastike për të luajtur futboll fantastik, ndoshta ata pranojnë gola për shkak të mbrojtjes, ndërsa ne duhet t’i shfrytëzojmë armët tona për të gjetur hapësirat dhe për t’u krijuar atyre vështirësi në mbrojtje”, u shpreh ‘Carlito’.





