Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, u ka premtuar tifozëve Blaugranë se nëse do të largohet nga gjiganti katalanas në fund të këtij sezoni, atëherë ai nuk do të transferohet te rivali i përbetuar Real Madrid.“Unë nuk do të luaja në Madrid. Nëse largohem nga Barcelona, unë nuk do të shkoj atje. Treni im për Realin tashmë ka ikur”.
“Jose Mourinho është trajner i madh, unë vërtet do të doja të punoj me të dhe një herë isha fare pranë. Ai di çfarë armë të përdorë ndaj kundërshtarëve dhe kështu ai fitoi gjithçka”, precizoi Alves.





