Vitore Stefa (Leka)


Pak pernimend dhe pak për mahi:Kush është V.S.Leka?


Vitore Stefa (Leka) ka vendlindje Beratin , me prinder te shquar intelektuale, Kostaq e Eleni Stefa, nje familje me tradita e rrenje te thella atdhetarie e kulturore. Si stermbese (nga i jati) e Kostandin Kristoforidhit dhe e Gjergj Stefes (veprimtar i njohur i Lidhjes se Prizrenit), mes tjerash trashegoi edhe pasionin dhe enderren per te shkruar e krijuar. Por rregjimi monist , ja nderpreu deshiren e flakte krijuese vajzes, e cila nuk arriti ta kultivoje , sepse ishte bije e Kostaq Stefes, denuar per idete e tij demokratike. Dhe jo vetem kaq, nje kompleks i gjate vuajtjesh e shoqeruan ate dhe familjen e saj deri me shembjen e ketij sistemi. Vitet ’90 si per cdo shqiptar, shenuan nje etape te re. Italia ishte vendi qe i rezervoi fati , ku ajo ne ekzil, se bashku me familjen e saj, rinisi integrimin shoqeror e social. Akumulimi i energjise ne vite, shume shpejt do te afirmoje vitalitetin dhe identitetin e saj. Permes fjales, krijimtarise se gjere letrare, ajo eshte kthyer ne nje nyje lidhese per nje rreth te gjere artistesh, shkrimtaresh e atdhetaresh, sidomos ne rradhet e emigracionit shqiptar, por edhe ne vendlindje e me gjere. Gjithnje e palodhur ne mbrojte te te drejtave te dinjitetit te emigracionit shqiptar,e gjeje dhe e gjen kudo ne krijimet e shoqatave italo-shqiptare,duke filluar nga jugu apo nga veriu i italise duke predikuar gjithmone bashkim,solidaritet dhe dashuri me njeri-tjetrin per te ruajtur identitetin dhe kulturen e lashte shqiptare.Eshte nder te parat qe iu bashkua Lidhjes Shqiptare ne Bote ku ne Kongresin e Pare te kesaj lidhjeje qe u mbajt ne Prizren ,u zgjodh antare e keshillit kombetar. Ajo eshte gjithashtu edhe antare nderi e bashkimit te shoqatave shqiptare-arbersh ne itali. Per veprimtarine e saj humanitare dhe veprat bamirese, shpesh therritet «Nene Tereza e Triestes » ,dhe pikerisht Shoqata Humanitare 'NENE TEREZA' ne Shqiperi,e shpall ne fund te vitit 2005 'ANTARE NDERI' te kesaj shoqate,nder te tjera ajo ka marre edhe nje 'target' nga lartmadheria e tij Mbreti Leka i I me motivacionin 'Per merita te vecanta ne bashkimin e Diaspores Shqiptare'.Ne krijimtarine e saj poetike eshte per tu permendur botimi i vellimeve «La liberta» dhe «Jetoj ringjalljen » dhe me pas « Vetmi e largesise ». Libri i saj ne proze eshte titulluar « Plage shpirti » dhe jane gati per tu hedhur ne shtyp, romani « Rrethi i hekurt » si dhe « Novela dhe kujtime ». Eshte bashkeautore tek antologjia « Mozaike te nje portreti » si dhe tek « Metafora e arratisur » permbledhur nga Bislim Ahmeti me krijimtari nga autoret shqiptare te diaspores. Gjithashtu ajo eshte bashkeautore ne antologjine “Trokitje ne mur”, antologji kjo me poete te ndryshem internacional, ku mori pjese denjesisht ne Festivalin Nderkombetar “Ditet e Naimit” organizuar ne Tetove, dhe qe i jepet “ Flete mirenjohje ”. Ne aktivitetet me te rendesishme organizuar promovimeve te krijimtarise se saj, Vitorja vecon si mjaft emocional, presantimin per here te pare te librit te saj ne vitin'93 “ La liberta ”, “ Poezi qe mer fryme pas pushkatimit ”, si dhe “Ringjalljen jetoj”,organizuar prej forumit rinor te Partise Republikane ne Shqiperi,ku merrte pjese gjithe elita shqiptare duke perfshire edhe politikan,shkrimtar,artiste dhe ambasador te vendeve te ndryshme.Promovimi i ketij libri u percoll nga poetet e mirenjohur Xhevair Spahiu dhe Dritero Agolli,ku per here te pare ajo intervistohet ne televizionin shqiptar qe e shoqeroi gjithe kete mbremje.I ftuar ishte edhe mjetshtri i piktues boterore,fituesi i disa cmimeve nderkombetare si edhe realizuesi i kopertinave te ketyre librave , Maestro Marsur Imani. Po ne kete mbremje per punen e tij humanitare ne lidhje me shqiptaret ne itali dhe ne shqiperi,ju aderua titulli 'Qytetar Nderi' i Shqiperise dhe nje pashaporte shqiptare. Poezite e saj, i percjell me emocion nga aktorja e mirenjohur Margarita Xhepa dh poete te tjere ne emisione te ndryshme televiive apo radio Tirana, do te ngelen te pashlyera per Vitore Stefa Leken. Ne kontributet i saj, me vlere eshte edhe bashkepunimi ne librin voluminoz “Border Croissing”(Vecchi e nuovi intrighi attraverso Trieste) me gazetarin italian, Silvio Maranzzano. Vleresohet me « Titullin e nderit » prane shkolles shqiptare te vellazerimit “Albaniache tranzschule Shota” ne Zvicer, shoqeruar nga medalja ne bronx , me dedikimin :'Per merita te vecanta me rastin e dy vjetorit te LSHB per Zvicren'. Ndihma dhe kontributi i saj ne lidhje me familjet e shperngulura nga lufterat qe u zhvilluan ne Kosove e Maqedoni kane qene te pa kursyera.Si shperblim familje te cilat bijte e tyre rane ne lufte i kane dhuruar nje medalijon ari me motivacionin : « Per ndihmen e pakursyer dhene bijve dhe bijave tona gjate luftes ». Skalitur ne te me mjeshteri dhe portreti i saj. Veprimtaria dhe aktiviteti i saj krijues dhe humanitar eshte pasqyruar me jehone te fuqishme ne shtypin vendas italian por edhe ne gazeta e revista te ndyshme ne Shqiperi dhe diaspore si gazeta 'Tribuna Demokratike','Republika','Panorama',revistat 'Klan','Spekter','Eurozeri' ne Zvicer,'cittanuova' ne itali,ne gazetat e diaspore si;'bota sot' ne zvicer,'bota shqiptare','rrenjet' ne Itali,gazeta 'Iliria' ne Amerike,'Tribuna' dhe 'Athina' ne Greqi,revistat 'Vlera' ne Maqedoni,'Aktuale' ne Danimarke,'Doruntina' ne Suedi etj.Nderkohe ajo jep ndihmesen e vet edhe si korresondente e rregullt ne disa prej gazetave apo revistave te lartpemendura. Mbreslenese jane edhe intervistat ne radio televizionet shqiptare, permendim intervisten pas botimit te librit te dyte 'Jetoj Ringjalljen' se bashku me redaktoren e ketij libri zonjen Zhuliana Jorganzhi, intervisten ne departamentin e jashten te Radio Tiranes, per emisionin e shqiptareve jashte atdheut, nga gazetarja Kozeta Mamaqi, radio 21 Danimarke nga zoti Luigj Shkodrani, radio ‘Bluskaj nga Flora Durmishi Prishtine, radio ‘Koha’ nga Floresha Dado, radio ‘Iliria’ e shqiptareve Toronto me gazetare Antigoni Papanastasi etj. Kudo ne krijimet e saj spikat dashuria jo vetem per miqte dhe shoket e saj te aferm, por per njeriun ne pergjithesi per jeten dhe gjithcka te bukur. Motoja e saj eshte “Ju kam vellezer, me thoni moter

Ju kam vellezer, me thoni moter"





Krijimtarine dhe shkrimet e mija ua dedikoj: nenes time
'MESUES SE POPULLIT' 

Eleni Stefa,femijeve te mi, Mardena, Artanit, Eneas dhe Mikelinos si dhe te gjithe mikeshave dhe miqve te rinj e te vjeter, qe permes fjales se tyre me kane afruar ringjalljen time shpirterore.

Faleminderit! 
Me dashuri si gjithmone VITORE STEFA LEKA

Mirenjohje nga Lidhja Shqiptare ne Bote

LIDHJA SHQIPTARE NE BOTEM ME RASTIN E KONGRESIT TE SAJ TE PARE KOMBETARE JEP:
MIRENJOHJE
  • Vitore Leka
  • Per perpjekje te jashtezakonshme dhe pune vetmohuese, per avancimin e ceshtjes kombetare shqiptare, per kontributin e dhene epr funksionimin dhe realizmin e rolit te LSHB-te.
  • PRIZREN, 27 nentor 2001
Kryetari
SIMON KUZHNINI
...DHE UNE NENE MOTER BIJE E LETIJ KOMBINE GJUNJE SOT BIE DHE PUTH ATE FLAMURJU LUTEM! ME TE NE ZEMER ATDHEUN NDERONI DHE BENI QE SYRI MOS T'I QAJE ME KURRE!
Kudo qe jam , kudo qe shkoj
me ndjek pas fjala jote
Miresi na rrezaton
O nene madhe e kesaj bote
Ku ishte dhimbja me e rende
Ku lengata ish me e gjate
Ti atje e hape zemren
Si nje qiell te pa mate
E dhimshurish kjo dora jote
Ju zgjat njeriut mes mjerimit
Shembelltyre prej shenjtore
Je bere sot per gjithe njerzimin
Ti je emri i miresise
Ti je emri i vet shpreses
Nene e madhe e dashurise
Shenjteresha Nene Tereze!
TITULL NDERI QE I JEPET ZONJES VITORE STEFA LEKA
REPUBLICA D'ALBANIA
Associazione umanitaria
'MADRE TERESA'
DECISIONE
L'associazione 'MADRE TERESA' oggi il 23/1272005 ha deciso di eleggere;
Membro D'onore-la nostra compagna,sorella,benevolente,la sig Vitore Stefa,residente a Trieste,data di nacita il 5/2/1941.Lei ha dimostrato qualità vitale,ha dato tanti contributi per la sua patria come distinta patriota,super,dell anno1991,dai primi i giorni di transizione in Albania.Lei ha messo la se stessa al fianco degli intellettuali autentici sia in patria sia all'estero.
Il Consiglio Dirigente ha deciso di averla 'MEMBRO D'ONORE d'Associazione.
Il Preside Ilir Peraj



Pjese nga librat "jetoj Ringajlljen" dhe " La Libertà" 


La LIBERTA 
la libertà, vola più alta dal cielo 
Il cielo non teme le sbarre d'una prigione 
La prigione può segregare l'uomo
può uccidere l'uomo 
Ma, non può sconfiggere la libertà 
La libertà si nutre dalla spirito dell' uomo
e finché ci sarà l'uomo , 
ci sarà libertà 
C'è nel mondo sete di libertà 
Libertà è dignità! 
Perché ognuno possa essere in se stesso: 
giustizia e potere , 
per combattere
contro il terrore, 
la dittatura, 
l'ingiustizia : 
Appropriazione di un popolo , 
di una coscienzadella nostra mente, 
con voi l'appoggio di chi ancora 
spera per un nuovo futuro , 
senza catene e senza commizzie di forza 
Io sono come la musica Una volta dolce
Una volta impetuosa Una volta briosa 
Una volta leggera Ma, Triste!
Nonostante tutto, finisco con l'essere allegra e gioiosa. 

Emigrant (ja kushtoj Dritanit, djalit te mikut tim Abdulla Berberi , vrare aksidentalishte ) 

Nata kullon ngrice e terr 
veshet me degjuan pika shiu 
Larg ne vendin tim fryn ere 
Ajo vjen tek une me fryme njeriu 
Nata zbardhet krejt me endrra 
Dita eshte ngarkuar krejt me pune 
Gjithshka grryhet tek une brenda 
Kenget me kthehen te gjitha ne zhurme 
Ai , une , nje nga ata 
Heshtin perball mrekullise 
Emigrant nje emer , refugjat Botes se qyteteruar , 
i pi sise Dhe nxin toka dhe nxin qielli 
Era fryn gjithnji si e marre 
Njeri-tjetri me fytyre nga dielli 
Vetem shpirtin kemi pishtar 

Mikut tim Masrur Imani 

Mbi buzen e qiellitrri vet kryelartesia
Boshesia e marrezise flegozhde e lyrosur , 
me gjak si ftohtesia 
Diku Liria vdesdhe vdekja lind 
Ti Pers i vjeter je aty! 
Boten me sy e perpin 
Tej perendimi si gracke 
Ulet ngadaleNeser agimi i zjarrtte dhuron 
Ty Nje penelat! Fuqia gjakoset me boten 
Dhe zemra e saj rreh me vrull 
Ti Pers i vjeter , puthur me token 
Talentin e ke veshur si zhgun . 

Anti sy 











kerkova sy te tjere 
Te shplodhja syte e mi... 
Kujtova se i gjeta 
Por ndodhi nje cudi 
Mahnitur para tyre 
Une lash syte aty 
Por keq ata m'i vranse ishin anti sy. 

Enderr e prere 

Mbeshtetur tek une te gjen cdo mengjes 
Koka jote te gusha ime 
Une zgjimin tend mezi e pres 
E puthjen tende mes perqafimesh 
Syte te m'i celin puthjet dua 
Buzeqeshja jote te thote"miremengjes" 
Dora ime te krehe flokt' e tua 
Por zgjohem me enderr te prere ne mes...

Karta e antaresise ne LSHSH

Republika e Shqiperise, Lidhja e Shkrimtareve pranon si antare te saj shrimtaren Vitore Stefa Leka.
Karta e Antaresise
Si njeriu me nje bote dhe shpirt te lire artist, pene e fuqishme dhe art krijues, shkrimtare e poete, Lidhja e Shkrimtareve te Shqiperise dhe kryetari i saj zoti Zydi Morave e kane vleresuar dhe kane pershendetur antaresimin e zonjes Vitore Stefa (Leka) prane rradheve te kesaj lidhjeje...

Libri "Ne te denuarit"

Ne pervjetorin e dites ,qe i preu ne mes jeten babait tim te ndjer ne moshen 44 vjecare, dite, qe preu ne mes enderrat dhe jeten tone , ku per vite me rradhe nuk na u nda kalvari i vuajtjeve jo vetem nga ana ekonomike po ato psikologjike, qe ishin te tmersheme . Ne kujtim te kesaj dite, po ju dergoj pjese nga libri im i sapo dal nga shtypi, "Ne te denuarit..."qe ja kam kushtuar biografise se familjes time , duke u bazuar ne ngjarje te jetuara nga ne "qe ngelem gjalle" ne dokumenta te arshivave , fakte te tjera, nga deshmitar apo shkrime te mara nga shtypi I perjetshem dhe i paharruar do ngeli kujtimi i ketyre martireve qe do te lexoni me poshte I perjetshem dhe te paharruara do ngelen dhe emrat e viktimave student apo profesore te shkolles Amerikane te Harri Fullcit, nje prej te cileve eshte dhe i ndjeri babai im "Te paharruar do ngelen dhe qindra viktima qe rane theror te diktatures eger komuniste"!

Pjese nga libri "Ne te denuarit"

Veper e atyre...
Nje vit me vone, pas intervistes dhene gazetarit Xhovani Shyti, im vella Alfred Stefa, bashke me shume dashamires Beratas si dhe me drejtorin e muzeumit te qytetit, arkeologun Sami Starova, zbuluan vendin ku u pushkatuan , naten duke u gedhir 4 mars , im at, se bashku me tre Beratas te tjere Kerkimet zgjaten dhjet dite, ku nje eskavator , punonte dite e nate, rreth vendit ku i kishte udhezuar i vetmi deshmitar i ngjarjes makabre te asaj nate Lexoni me mire intervisten e zotit Shpetim Roqi, i cili ne ate kohe se bashku me nje ekip te televizionit, kan qene prezent ne momentin e gjetjes se varrit te perbashket te ketyre martireve. Zoti Shpetim e shoqeron me keto fjale emisionin ." Ky eskavator germon! Sa mire do ishte te zbulohet dicka nga kultura jone..Por jo.. zbulon dicka nga mostra e barbareve , qe kudo ku kaluan lane te tilla vepra .Vendi quhet Uznove e Beratit Pushkatohen barbarishte :Baba Bedri Carkanji(Babai i Teqese nga Qerbesi i Skraparit)Profesor Kostaq StefaAvokati- deputet Hamit Myftiu Nenepunesi i Bashkise Tajfur Hasnedari .. Nuk eshte deshira jone qe te mbushim ekranet me eshtra.Ne po i tregojme njerezve veprat e atyre dhe kjo eshte nje nga kryeveprat e kanibaleve te kuqPamja eshte e llahtareshme !Kater skelete te lidhur me zinxhir kafshesh e me nje dryn te madh !Dikur njerez e sot eshtra, qe dhe vdekjen e jetuan ne pranga Kete video kasete e kam edhe une.Televizioni Shqiptar e dha disa here duke filluar nga data 18 Janar 1993 , qe eshte dhe dita kur ju gjeten eshtrat Me vone Zoti Roqi , pervec pamjeve nga cvarrimi dhe nga varrimi me ceremoni madheshtore , shoqeruar nga populli i Beratit per ne varrezat e deshmoreve te qytetit, ka mar ne interviste dhe femijte apo familjaret e te ndjereve, midis tyre motren edhe vellan tim Alfredin , qe nepermjet emocioneve, si keta dhe te tjeret , tregojne momente nga ajo nate fatale e tre shtatorit kur i arestuan , duke i hequr zvarr para femijeve , grave apo prinderve tyre Impresionante dhe ngjethese jane dhe spjegimet e te vetmit deshmitar . Ai thot:Ata i pushkatuan pas mesit te nates . Erdhen policet duke i rene fort deres shtepise dhe na ngriten nga gjumi Ne tre me te rinjte (une isha 20 vjec)duke na thene -Ajde shpejt, merrni kazma dhe lopata. Ne i degjuam pushket, por nuk e menduam se aty ne buze te perroit , do te gjenim kater kufoma , torturuar cnjerezishte Atij Kaurrit i kishin thyer krahun per e gjalli (Ketu behet fjale per baben tim te ndjere, qe nena ime e nderuar "Statuja e halleve " si e kam quajtur une, e njojti kafken e te shoqit nga nje dhemball floriri, qe kishte vene kur ishin ne Itali, te dy mesues ne institutin magjistero ne Firence, aty ku kishin mbrojtur diplomen dhe njohur e martuar bashke.-Aty, ishte gjak dynjaja-vazhdon deshmitari .Policet kendonin dhe losnin me callmen e babait te Teqes , duke e perdorur si top futbolliNderkohe ne i hodhem njeri pas tjetrit ne grope dhe i mbuluam Kur mbaruam pune , ata na thane , per aq sa pat e bet ketu, po e hapet gojen gjekundi, do perfundoni dhe ju si ata Ne se hapem gojen nga frika dhe pse na rrinte si lemsh ne zemer e tani qe ju ndihmova , qe t'i gjenit ,ndjehem i liruar e do shkoj rehat para Zotit Babain tim ,ketij poligloti te shquar,. Zoterues i shtate gjuheve Autor i dy librave me tekste shkollor si dhe i librit Anekdoda dhe Aforizma nga disa njerez te shquar I eshte dhene titulli me i larte "Martir i Demokracise" dhe sot ne qytetin e Beratit, nje rruge mban emrin e tij.
Pushkatimi
Tre plumba
Pa klithma Vdekje pa sy
Kater mars ora 2 e dhjete
Viti dyzetetete :
Dhe heshtja vet
Shpirti befas shkon ne qiell
Policet ja marrin kenges shtruar
Kendojne si ne marrezi
Pastaj hedhin kraheqaf
Automatiket e zinj
Dhe.. kendojne perseri..baba
Bedri,Kostaq,Tajfur,Hamit
Nje jete e perhereshme ne rini
Bri varrit pa varrrritet bar..
Dhe vet peroi i mbuluar
Hesht me acar
Policet largohen ngadale
Kenga shpon naten e ftohte
Pas lane krismat pa varr .

MOS ME FLISNI VETEM KEQ
Mos me thoni se atje
N'ate toke te shqiptari
Ra mallkimi si rufe
Dhe i thone "TOKE E DJALLIT"
Mos me thoni se atje
N'ate toke me qiell mesdheu
Vec urrejtja ngre fole
Dreqi zemren ja rembeu
Mos me flisni vetem keq
Nuk duron ky shpirt i vrare
Ah! sa shume Atdheu dhemb
Larg Atdheu behet plage
***
BERATIT TIM
Qytetit te vuajtjeve
S'ia them dot fjalet e mija
Sa iki prej tij , me vjen prap te vij
Qytetit ku mbet enderrprishur rinia
Ne zemer ja mbaj cdo dhimbje te tij
ikur prej tijjam gur i zhvendosur
Kush tha se me ty
shuajta gjithe mallin?
Rri para tejeRozaf e murrosur
s'flas dot !
Si s' flet dot i vdekuri te gjalle
Papritur ti rruget e tua zmadhove
Me shendrove ne femije
Une gruan harroj
Vitet e mija i kap gjithe perdere
Me lotin qe me rrjedh ato kujtoj
***
MOS TE SHUHET AJO SHPRESE
Kete poezi ja dedikoje , nje ushtari te U C K -se, ,qe rastesia beri ,qe te njifetme mua dhe ti qendroj prane me muajSot ai dergjet ne spital gjithmon me SHPRESE, Shpresa , qe eshte e funditqe vdes te nje njeriu, e ka bere te munddeshiren dhe mallin per te par nenen,Gruan ,dhe dy femijet Per te par vendinku lindi e u rrit Shpirt i pervluarzemramalluar, por ... shpresa dhe deshiraper te jetuar....Ja dedikoj 29 vjeçarit,ushtarit nga Tetova K.SH
Rend moj ere edhe per mua..
Puthmi bijt, Vjollcen, Blerimin
Pa i par te vdes nuk dua
Mallit tretur si kandili...
C'eshte ky zeqe vjen i shuar?!
C'Eshte ky bir , qe shkon te vdes?!
Si t'ja mbaj tani ne duar
Amanetin varrur ne shpres?
Kerkon miqte e tij ku jan?
Neper bote te merguar..
Te ndaj dhembje edhe fjale
mos te ndihet i 'Harruar'
Syt e tije me flasin mua
Si nene zezes atje larg...
Zemer' e tij theret dhe gruan
Qe ka dal.. e pret ne prag..
Ka rinine dhe bukurine
Por
Mban plage ne trup e shpirt
Ndaj them 'ZOT BEJ MREKULLINE!!
Ngjalle,si te ngjallesh nje 'Krisht'!
Përgatiti:F.Bruqi

Medalje e Mirenjohjes nga Presidenti z.A.Moisiu.


Bashkeatdhetares zonjes Vitore Stefa Leka ‘MIRENJOHJE’ ne Diten e Flamurit!
Presidenti i Republikes se Shqiperise Alfred Moisiu e nderon me Medaljen e Mirenjohjes.

Prej vitesh komuniteti shqiptare i vendosur ne Itali ka perfaqesuar denjesisht origjinen e tij, identitetin dhe vlerat me te shquara kombetare.Tashme ai ka konsoliduar nepermjet organizatave dhe perfaqesive te ndryshme nje rol te rendesishem ne shoqerine italiane, por duke mos u shkeputur asnjehere nga traditat e veta kulturore, shoqerore dhe ato humane.Si cdo here tjeter edhe kete vit, ky komunitet me rastin e 94-vjetorit te shpalljes se Pamvaresise, u angazhua ne koncerte e spektakle te ndryshme,kumtesa dhe seminare kushtuar kesaj dite te shenuar sikunder edhe mbremja e vecante e organizuar nga Ambasada Shqiptare ne Rome me ‘Hotel Parco dei Principi”, nje nga ambientet me elegante dhe vlera te artit prane zones te kopshteve te mbrekullueshme te ‘Villa Borghese’.
Ne nje nga sallat e ketij hoteli hymni dhe simboli yne kombetare ishin dicka vertet emocionuese, flamuri yne dhe prania e shume miqve dhe te ftuarve ne mbremje bene edhe njehere akoma me te dashur perjetimin dhe festimin e festes tone kombetare. Fjalen pershendetese e mbajti zoti Lesh Kola, Ambasadori i Shqiperise ne shtetin apenin, i cli ne presantimin e tij edhe te pare publike ketu uroj te gjithe pjesemarresit ‘Gezuar festen e 28 Nentorit’.Merrnin pjese ne kete mbremje edhe zoti visar Zhiti Atasheu Kulturor prane ambasades ne Rome, perfaqesues te shumte nga ambasada dhe trupit diplomatike, personalitete te shquar, perfaqsues nga fusha te artit e kultures,shkences e ushtarake, shqipataro arberesh,studente dhe organizzata te ndyshme te komunitetit shqiptare ne Itali. Gjate bisedave dhe pershendetjeve te ndyshme nje moment i kendshem ishte edhe prania dhe sfilata me veshjet ne dy simbolet e flamujve shqiptare dhe atij italiane e miseve tona te cilat prej kohesh jane te angazhuara dhe marrin pjese ne ceremoni te tilla. Ne sfondet e kesaj salle arti dhe historia e tij flisnin me gjuhen e tablove te piktoreve me te medhej, por qe ne nje moment surprize per nje zonje qe ka ne vetvete artin e te shkruarit dhe mbi te gjitha ate human kjo salle do te ndiente pergezimet dhe duartrokitjet e ngrohta.
...DHE UNE NENE MOTER BIJE E LETIJ KOMBINE GJUNJE SOT BIE DHE PUTH ATE FLAMURJU LUTEM!ME TE NE ZEMER ATDHEUN NDERONIDHE BENI QE SYRI MOS T'I QAJE ME KURRE
(Atdheut)
Jane keto vargjet me te cilat zoti Llesh Kola nis pershendetjen e tij drejtaur zonjes Vitore Stefa Leka, duke shfetuar neper faqet e librit te saj botuar kohe me pare ‘Vetmi e Largesise’.Me shume kenaqesi thote ai kam nderin qe tju presantoje sonte ne kete mbremje te festes tone kombetare,nje zonje te nderuar, nje mike, nje shkrimtare qe para pak kohesh ka marre target per pranimin e saj ne Lidhjen Shqipate te Shkrimtareve, por qe sot merr nje urim akoma edhe me te madh ne mes te bashkeatdhetareve te saj, vleresimin me mirenjohje nga Presidenti i Republikes se Shqiperise zoti Alfred Moisiu.Nderkaq akademiku shqiptare zoti Ylli Polovina lexon Medaljen e Mirenjohjes nga presidenti ;
« Per ndihmen humane dhene emigranteve shqiptare ne nevoje , per veprimtarine aktive ne mbrojtjen e te drejtave te tyre » Tirane,me    05 09 2006  05 09 2006    05 09 2006  05 09 2006 ,nr dekretit 5027.
Permes emocioneve te shumta dhe urimeve zonja Vitore Stefa Leka, merr fjalen duke falenderuar Shkelqesine e tij zotin presiden te Republikes, Ambasadorin dhe gjithe pjesemarresit duke u shprehur se kjo mirenjohje eshte merite e shume e shume njerezve qe me kane dhene mundesine gjithmone te jem pjese ne jeten e tyre dhe te ndihmoj me sa mund,se kjo medalje mirenjohje eshte akoma me shume nje stimul per te qene gjithmone e me teper prane shqiptareve, ceshtjeve te tyre deri sa koha dhe jeta te me lejojne. Kengetari i mirenjohur me banim ne Itali zoti Artid Fejzo i dhuron nje buqete te bukur ne shenje respekti dhe dashamiresie edhe te miqve te shumte.Pergezime dhe urime te sinqerta erdhen edhe prej zotit Simon Kushnini ne telegramin e tij ne emer te LSHB ku zonja Vitore eshte edhe anatre e keshllit drejtues, Lidhjes dhe bashkimit te shoqatave shqiptaro-arberesh me kryetare zotin Alban Kraja, poete,artiste,shkrimtare,gazetare
etj.
Kjo mbremje u percoll ne reportazhin dhe intervistat prej te pranishme dhe zonjes Mardena Kelmendi,bija e zonjes se nderuar Vitore,prane Tvsh dhe Albaniaonline prej zotit Sokol Borshi. Ky aktivitet dhe festim i mbrekullueshem i festes tone kombetare ishte vazhdim i sere aktivitetesh qe shqiptaret kudo ne bote e vecanerisht ne Itali organizuan qe prej Alesandria, Massa-carrara,Udine,Monfalchone,Trevizo, Ravena, Firence, Kalabria etj. Edhe njehere shqiptaret treguan se edhe pse jetojne jashte trojeve te tyre, ndihen krenare qe jane shqiptare dhe festa kombetare i bashkon nen kete flamur.
A.Mezini

Libri "Mbreteresha e diaspores shqiptare"





nga Albert Voka 
Në kuadrin e Bibliotekës shqiptare dhe me përkrahjen e komunitetit shqiptar të Rumanisë, e pa dritën e botimit në Bukuresht libri "Mbretëresha e Diasporës Shqiptare" - Vitore Stefa Leka. Libri ka gjithsejt 115 faqe, të ndara në 20 shtylla përmbledhëse tematike: Energjia shqiptare që e kall energjinë, As për mua as për ty, por për gjithë Shqipërinë, Një vullkan i urtë që shpërthen nga zemra e Shqipërisë, Kisha dëgjuar se flitej shumë për këtë zonjë të dashur, Të dashur shqiptarë, Një person shumë i veçantë për t'u njohur, A very special person to know, Tërë kjo botë m'u duk një link blu, Pasqyrë e nderit arbëror në mërgim, Një emigrante shqiptare me zemër të madhe, Humanizëm, mirëkuptim, dashuri dhe tolerancë, Lapidari me flamurin shqiptar, Surprizat nuk pushonin, Yll i Diasporës Shqiptare në Botë, Merita të veçanta, Letra që shërrojnë, Ishte Vitorja ajo që hapi zemrën bujare për komunikim me komunitetin shqiptar, Poezi dedikuar Vitore Lekës. Vitore Leka në gjuhë të huaja, Nënë Tereza dhe Mos më flisni vetëm keq, Dëshmi konkrete e atdhedashurisë, Shqiptarët janë populli më interesant me një mikpritje të jashtëzakonshme, Intervistë e Albert Zholit me Masrur Imanin në gjuhën italiane, Shqiptarja me zemër të madhe. Në kuadrin e rubrikës Album kujtimesh të paharruara, botohen dhjetra fotografi me Vitoren në gjirin e miqve, dashamirëve, personaliteteve, poetëve, artistëve etj. Vepra hapet me një medalion në gjuhën italiane të studenteshës Monica Foschia, jepet një faqe me burime biobibliografike në gjuhën rumune, ndërsa lënda jepet në gjuhën shqipe, me fragmente nga artikujt, letrat dhe poezitë dedikuar Vitore Lekës nga Doruntina Pasko, Petraq Pali, Arta Mezini, Engjëll Koliqi, Albana Temali, Agim Bacelli, Nirvana Pistulli, Masrur Imani, Karolina Geci, Ilirjana Koliqi, Vlashi Fili, Ejvis Maria Xhajanka, Ilir Borova, Merita Bajraktari McCormack, Ibrahim Egriu, Edlira Dedja, Kolec Traboini, Zhuliana Jorganxhi, Ylli Polovina, Mejreme Lubani, Luigj Shkodrani, Mina Papajorgji, Lirim Jegeni, Llemadeo, etj. Në këtë libër defilon admirimi shqiptar ndaj zonjës Vitore Leka, që është duke dhënë kontribute madhore për ripërtëritjen e Lidhjes Shqiptare në Botë. Janë surpriza të shkëputura nga librat dhe interneti që nga viti 2001. Bashkatdhetarët tanë i kushtojnë poezi duke e konsideruar si grua humane me vlera të veçanta, e cila u gjend si nënë për shumë emigrantë në brigjet e shpresave të humbura. Ky është një përkushtim i thjeshtë dhe i bukur në shenjë respekti e nderimi për këtë zonjë, një dhurratë nga shqiptarët e Rumanisë që del në dritë në vigjilje të 95 vjetorit të Pavarësisë. 

Në vend të parafjalës 
Energjia shqiptare që e kall energjinë 
Gjërat bëhen të bukura kur dikush u jep jetë. Jeta është një lojë kalimtare të cilën e përjetojnë vetëm ata që dinë të duan, të punojnë dhe të dhurrojnë. Vitore Leka është një dhurratë e vogël e Perëndisë, siç ishte një dhurratë e këtillë edhe Tereza shqiptare e Kalkutës indiane. Vitorja nuk është as mbretëreshë dhe as e shenjtë, por kur vjen fjala për humanizmin, bujarinë dhe atdhetarizmin e saj, ajo i meriton të gjitha epitetet e një nëne shqiptare që din ta mbajë gjallë shpirtin shqiptar në botë. Nëna emigrante me zemër të Madhe, thekson Albana Temali për këtë zonjë, duke shtuar se Vitore Stefa Leka është një nga emrat më të njohur të emigracionit shqiptar në Itali dhe në botë. Vitorja është energjia shqiptare që e vërtit botën. Në krahasim me disa " atdhetarë " që shikojnë vetëm interesin e vet, emri i saj është një simbol i admirimit dhe dashurisë. Në kontekst të bamirësisë, hulumtimit, njohjes, afrimit, bashkimit dhe shpëtimit të shpirtit shqiptar në botë, Vitore Stefa Leka është një dëshmi konkrete e atdhedashurisë. Ajo është një energji e gjallë dhe një grua realiste që e meriton epitetin Mbretëreshë e Diasporës Shqiptare. Koha kalon në favor të saj. Ka kohë që ajo e ka përfituar admirimin e diasporës shqiptare dhe të gjithë atyre që kanë patur fatin ta njohin. Pse? Ngase Vitorja din ta respektojë, ndihmojë e mbrojë shqiptarin, duke buzëqeshur, duke hapur zemrën, duke dhënë shpirt nga shpirti i saj i florinjtë. Unë personalisht nuk e kam takuar asnjëherë, veçse në botën virtuale të Internetit. Për të kam lexuar e dëgjuar nga ata që e njohin nga afër, që janë takuar me të, që janë ndihmuar nga ajo, si dhe nga ata që kanë i kanë dedikuar poezi dhe kane shprehur opinionet e tyre nëpër gazeta e revista të ndryshme. Na ka bërë përshtypje gjesti i saj fisnik ndaj një shqiptari nga Tetova. Nuk iu nda për tetë muaj rresht, derisa ai dha frymën e fundit në duart e kësaj nëne të shtrenjtë, duke lënë amanetin e tij për mamanë dhe dy fëmijët e tij. Duke u nisur nga ky fakt dhe nga argumente tjera të panumërta, më lindi ideja t'i mbledh disa shkrime nga interneti, nga librat, gazetat dhe revistat e ndryshme, për vt'ia dedikuar këtë libër me titullin që e meriton: Mbretëresha e Diasporës Shqiptare. Është një dhurratë/surprizë e vogël në krahasim për atë që e meriron për veprën e saj të madhe, humane dhe aktive në çdo aktivitet shoqëror të saj. Zonja Vitore Leka është një emër që do të mbahet mend. Jo më kot i kemi thënë për herë të parë Nënë Tereza e Trisetë. Ajo vjen nga një familje atdhetare e njohur në histori për një varg personalitetesh të shquara për kulturë, histori dhe demokraci, që nga Konstantin Kristoforidhi i madh e deri te Kostaq Stefa i pavdekshëm. Ja pra se si vijnë edhe argumente e tjera të justifikimit: origjina familjare, fisnikëria për falje dhe bëmirësia. Këto e ato që do t'i hasni në faqet e kësaj vepre, e justifikojnë de facto dhe de jure, epitetin mbretëreshë. Vitorja është shqiptarja me zemër të madhe dhe energji të jashtëzakonshme. Ajo është një vullkan i gjallë i energjisë që shpërthen nga zemra e Shqipërisë. Modestia, bujaria, thjeshtësia dhe dashamirësia janë cilësitë më të mira të karakterit të saj. Shpirti i saj është i gjerë si deti. Vitorja është një grua me energji të jashtëzakonshme, burim i pashtershëm i energjisë, energjia shqiptare që e kall energjinë. Askush nuk ka bërë më shumë se ajo për ringjalljen shqiptare në botë. Ajo është një legjendë meritash të veçanta që nuk toleron asimilimin, përuljen dhe nënshtrimin. Ç'ka don te thote kjo? Kjo don të thotë se fuqia nuk është te burrat. Te burrat është vetëm forma e manifestimit, ndërsa fuqia e vërtetë gjendet te gratë. Ne burrat jemi do fëmijë të vegjël në krahasim me aftësinë të femrave. Kushdo që e ka njohur apo lexuar, konstaton se Vitorja është një zjarr i pashuar që vjen nga Berati i lashtë i Gjergj Karbunares dhe i një varg patriotësh që e kanë nderuar Shqipërinë përgjatë historisë së Saj. Vitore Stefa Leka është një legjendë e gjallë e kauzës shqiptare në trojet italiane, mishërim i energjisë së pashuar shqiptare, simbol i atdhedashurisë dhe aktiviste e dalluar e Lidhjes Shqiptare në Botë. 


Në vend të pasfjalës 
Shqiptarja me zemër të madhe 
Kush e humb gjuhën dhe tradiatat, e humb kombin. Kush e ka humbur kombin e ka humbur atdheun. Vitore Stefa Leka është shqiptarja që nuk din të humbë. Ajo humb diçka nga qenja e saj fizike e materiale, rend, gjurmon, ndihmon, sakrifikon, por mundi i saj nuk shkon kot. Nënë Tereza thoshte se të mirën që e bën sot nesër do të harrohet. Bëmirësia e Vitore Lekës nuk harrohet kurrë. Pse? Ngase ajo është ajo që është: simbol i humanzimit dhe atdhedashurisë, yll i pashuar i diasporës shqiptare, shqiptarja që jep kontribut për ta mbajtur gjallë shpirtin shqiptar në botë, gjuhën e shenjtë që na e kanë falur perënditë, traditat fisnike që i kemi trashëguar nga stërgjyshërit tanë. I mbrojtur nga engjëjt është ai që ka kujdes ndaj kultivimit të shpirtit shqiptar në botë. Vitore Stefa Leka është zonja që flet me vetminë e largësisë, autore e një varg veprash të botuara në zemër të atdheut, mama e katër fëmijëve të bukur e të mençur, e stërmbesa e Konstantin Kristoforidhit. Krahas Arditës dhe Eldës, Artës dhe Nirvanës, Kozeta Zylos dhe Zhulianës, krahas Monikës dhe motrave tjera të panumërta, Vitorja jonë dhe Mardena e saj janë dy poetesha të lindura për lumturimin e fjalës. Bukuria e fjalës për to ka fluturim dhe liri qiellore. Fjalët e tyre janë një fllad ndshëm që fluturon nga shpirti në shpirt. Ato shëmbëllejnë me do krahë engjëjsh që të prekin në mërgim, që të qetësojnë duke ta mbushur shpirtin me gëzim, lumturi dhe jetë. Shpirti i saj është oqean. Dashuria i çon shpirtërat të flasin me engjëjt. Vitoren e këput shpirti kur dëgjon mbi përçarjet që kanë shqiptarët ngado që janë. Ka kodra e kodra ndërmjet fantomave të diktaturs dhe zonjës që din të flijohet duke i ndjekur shembujt e shenjtë të librave të shenjtë. O Zot! Sa popull i mrekullueshëm do të ishin këta, sikur të kishin në krye një sundimtar të drejtë! - shkruante konzulli francez i Shkodrës për shqiptarët në kohën e Kongresit të Manastirit (1908).Shtëpia e Vitore Stefa Lekës ka qenë gjithmonë një portë e hapur pë çdo shqiptar. Ajo ka qenë një bazë pikëpjekjesh vëllazërore të vëllezërve Kuzhnini me shqiptarë nga gjithë Italia. Aty u formua për herë të parë Lidhja shqiptare në Itali. Aty ishte mikrpritja, sofra, bujaria dhe besa e shpresa shqiptare e kësaj gruaje të vrrullshme që shkon gjurmave të shenjta të të parëve tanë. Vitore Leka është shqiptarja që jep kontribut për takimin mes shoqatave shqiptare jo vetëm në Itali. Atë e hasim në Kosovë duke bërë homazhe në Reçak me Engjëll Koliqin, e gjejmë në rezidencën e Ibrahim Rugovës, e takojmë në Prishtinë me Don Lush Gjergjin dhe poeteshën Flora Brovina, njihet me mbretin Leka Zogu dhe mbretëreshën Suzana në Triestë, takohet me akademikët Mark Krasniqi dhe Esat Stavilevci në Zvicër, merr pjesë në Kongresin e parë të Lidhjes Shqiptare në Botë, admiron Agim Çekun dhe çlirimtarët e Kosovës, komunikon me këngëtarët Vaçe Zela, Eli Fara, Françesk Radi, Ravena Dila, nderon me pjesmarrjen e saj festivalin ndërkombëtar Ditët e Naimit, del në fotografi me Sali Berishën në Romë, me studentët shqiptarë të Universitetit të Tetovës dhe Venecias, me ansamblin folklorik Shqiponja në Udine, me shoqatën Nënë Tereza në Leko, komunikon me shqiptarët e Amerikës, Gjermanisë, Suedisë, Australisë, takohet në Rimini me delegatë të Lidhjes Shqiptare në Botë, e shohim Diogardin në shtëpinë e saj në Triestë, jep kontribut për afirmimin e gruas shqiptare në botë, merr pjesë në Zagreb në një takim ku formohet shoqata e grave Drita, del në fotografi me komandantin e KFOR-it Klark, me poetët Xhevahir Spahiu, Sali Bashota, Dritëro Agolli etj. Vitore Leka është prezente në antologjië e Festivalit Internacional Noptile de Poezie de la Curtea de Arges, si dhe bashkëautore në antologjinë e shkrimtares dhe gazetares Afërdita Halimi Kur e lëshon zogu folenë, një vepër brilante ku ka përfshirë gra të shquara nga diaspora, jo vetëm si krijuese por e dhe si aktiviste në shërbim të kombit. Vitorja është mamaja e cila tërë krijimtarinë e saj ia kushton nënës së saj të dashur nëntëdhjetëvjeçare (Eleni Stefa, Mësuese e Popullit), fëmijëve të saj (Mardenës, Artanit, Eneas dhe Mikelinos), si dhe të gjithë miqve e mikeshave, të rinj e të vjetër, dashamirëve që përmes fjalës së tyre kanë ndikuar në përlindjen e saj shpirtërore.

te thyhet ajo pasqyre atehere njeriu s´ka me se ku ta shohe vehten.


  • Ka disa lloje menyrash per te urryer ,njera prej tyre eshte te duash.

  • Perparesia seksuale eshte nje dileme e rigjetur tek ata persona qe njohin disa rregulla te fshehta,te cilat jane shkruar tek instiktet.Po te arrijme ti shfletojme ato instikte atehere do te zbuloheshin nga gjithkush.Por e veshtirá e ketije sekreti eshte se si mund te gjehen fletushka te tilla.

Related Posts: