Sulmuesi pritej të rikthehet në Manchester pas një udhëtimi të shkurtër në Argjentinë dhe, sipas menaxherit Roberto Mancini, do të jetë i gatshëm për fushë pas një lëndimi të kofshës.
“Nesër ai do të jetë në Manchester. Mendoj se ai do të jetë i gatshëm të përballet me West Bromwich nëse është OK dhe ai duhet të jetë OK”, ka thënë Mancini.